×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Koronavirusi u përhap në Itali e Europë që në shtator 2019

Një studim i ri thotë, se SARS-CoV-2 ka qarkulluar që në shtator 2019 në Itali. Duhet tani të hedhim poshtë çdo gjë që dinim për origjinën dhe përhapjen e virusit Corona?

“Virusi Corona është përhapur në Itali më parë se sa mendohej”, titullon agjencia Reuters një artikull duke u bazuar në të dhënat e një studimi italian të publikuar së fundmi. Personat testues ishin pjesë e një studimi ku skanoheshin mushkëritë për të diagnostikuar kancerin. Për shkak të pandemisë dhe faktit që origjina e saj ngrinte shumë pyetje, studiuesit panë më me hollësi të dhënat e mbledhura nga provat e gjakut për periudhën shtator 2019-shkurt 2020. Ata gjetën antitrupa të SARS-CoV-2 në gjakun e të testuarve.

Jo më herët se mendohej

Ajo që habiti studiuesit e tjerë, për studiuesin e gjenetikës, Peter Forster nuk ishte shumë surprizuese. Përkundrazi: Këto njohuri të reja përputhen me rezultatet e studimeve të një analize filogjenetike të virusit, që Forster dhe kolegët e tij bënë në prill. “Në prill në bazë të të dhënave të atëhershme dhe përqindjes së transformimit të virusit, gjetëm, se aty nga mesi i shtatorit dhe dhjetorit 2019 duhet të ketë ndodhur përhapja e virusit”. Të dhënat bazoheshin në genomin e virusit, dhe studiuesit përcaktuan tre degëzime të tij, që i quajtën, A, B,C, sepse donin të dinin, cili variant i virusit është më i vjetri për të hulumtuar mbi gjeografinë e lindjes së virusit. “Atëherë  të tre tipat, A,B,C gjendeshin në Kinë.”

Mjekë në Bergamo

Tipi A u gjet herët tek pacientët në Amerikën Veriore dhe Australi, ai C ishte i përhapur më shumë në Singapor, Japoni dhe Tajvan. “Mes të infektuarve ishte edhe një italian, me sa duket një turist”, thotë Forster, “por shumica e të testuarve përmbante tipin B, që gjendej më shpesh në Vuhan”, sipas studiuesit të gjenetikës. Vuhan konsiderohej që nga fillimi si vendi origjinë i pandemisë.

Për shkak se lakuriqët e natës konsiderohen si transmentues të virusit SARS, studiuesit krahasuan të tre variantet e identifikuara me virusin Corona që gjendej tek kafshët. Rezultati e habiti Peter Forster. “Dukej shumë qartë, që A ishte tipi më i vjetër”, thotë ai, jo B, siç u gjend sidomos në Vuhan. “Unë dyshoj, se Vuhani është origjina e përhapjes së virusit.”

Origjina në jug të Kinës?

Të dhënat flasin më shumë për një vend tjetër, që mund të jetë vend-origjinë i pandemisë, provinca jugore kineze Guandong. “Gjysma e të gjitha provave të atëhershme ishin të tipit A, e dyta, atje ka shumësi të lakuriqëve të natës dhe e treta, më parë atje ka pasur shpërthime të virusit Corona”, thotë Forster. Megjithatë duhet të merret parasysh, që numri i provave që studiuesit kishin në dispozicion atëherë ishte shumë i vogël. Pra nuk kishte kaq shumë të infektuar. Analiza e Peter Forster nuk është e pakontestuar. Në revistën shkencore PNAS; “Proceedings of the National Academy of Sciences” disa studiues kanë shprehur kritika për metodikën e studimit e interpretimin e rezultateve.

Por nuk janë vetëm studimet që e datojnë prezencën e virusit Corona që në shtator. Ka të dhëna të tjera, që virusi ka qenë në Europë më parë se mendohet. Një hulumtim i i publikuar në qershor i ujërave të zeza e të bardha në Italinë veriore ka bërë të ditur, se virusi ka qarkulluar që në fund të vitit në vend. Megjithatë vetëm në shkurt u dokumentua rasti i parë i një italiani që nuk kishte bërë pushime në Kinë dhe ishte i infektuar me Corona. Prej këtij momenti gjithçka u zhvillua shumë shpejt dhe Italia përjetoi pasojat më të rënda të pandemisë në Europë me më shumë se 1,2 milionë të infektuar dhe 46.500 të vdekur.

D614G pushton botën

Studiuesi Peter Forster e shpjegon këtë përhapje kaq të shpejtë të virusit me mutacionin e tij që solli një variant shumë më infektues, tipin B-D614G, një mutant i tipit B. Ky lloj virusi i ra në sy edhe disa studiuesve amerikanë rreth biologes, Bette Korber. Ata krahasuan të dhënat klinike të pacientëve që ishin infektuar me tipin D614G me të dhënat e infektimeve të tjera me SAR-CoV-2. “Aty u duk, se kishte një dallim vendimtar tek pacientët që ishin infektuar me mutantin e tij. Sasia e virusit në rrugët e frymëmarrjes tek këta pacientë ishte shumë më e madhe”, thotë Forster. Këta pacientë ishin shumë më infektues dhe virusi mund të përhapej shumë më shpejt dhe më mirë. Për një kohë të shkurtër 97% e të infektuarve kishin variantin D614G, virusi siguroi kështu përhapjen e vet në të gjithë botën, ku sot ka më shumë se 55 milionë të infektuar. Studiuesi i gjenetikës, Forster megjithatë është i mendimit, se varianti vdekjeprurës i virusit ka tendencë rëniejeje. “Nëse një virus është forcuar brenda një popullsie, atëherë arrihen edhe reagime të sistemit imunitar, që e zbusin rrezikun e virusit.”/DW

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Jam ndjerë si kokë pa turp”, shërohet nga COVID-19 George Frendo

“Jam ndjerë si kokë pa turp”, shërohet nga COVID-19 George Frendo

Publikuar më 29.11.2020
Arqipeshkvi George Frendo, ka mundur të fitojë betjën me COV...

Arqipeshkvi George Frendo, ka mundur të fitojë betjën me COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetet sociale, teksa shprehet se  shumë shpejt do të kthehet pranë besimtarëve të tij, pas një periudhe shkëputje, për shkak të infektimit nga Covid 19. Më tej ai shkruan ka qenë një eksperiencë e dhimbshme, ndërkohë që falënderon […]

Lexo më shumë

Infektohet me COVID-19 një tjetër kujdestare në Shtëpinë e Foshnjës në Vlorë

Infektohet me COVID-19 një tjetër kujdestare në Shtëpinë e Foshnjës në Vlorë

Publikuar më 29.11.2020
Një tjetër kujdestare në Shtëpinë e Foshnjës në Vlorë, rezul...

Një tjetër kujdestare në Shtëpinë e Foshnjës në Vlorë, rezulton të jetë prekur me COVID-19, duke e çuar në gjashtë numrin e të infektuarve në këtë institucion. Ndërkohë pritet përgjigja e 3 punonjësve të tjera, të cilat kanë shfaqur simptoma të COVID-19. Sakaq, qarku i Vlorës vazhdon të raportoi shifra të larta me virusin e […]

Lexo më shumë

Tentoi të vriste 27-vjeçarin pas një konflikti, policia rrethon lokalin në Berat, arrestohet autori

Tentoi të vriste 27-vjeçarin pas një konflikti, policia rrethon lokalin në Berat, arrestohet autori

Publikuar më 29.11.2020
Një 28-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi ka tentuar t...

Një 28-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi ka tentuar të qëllojë me armë zjarri një person. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kushtrim” të Beratit, ku dy shtetasit janë konfliktuar me njëri-tjetrin. “Shërbimet e Policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që do kishte pasoja të rënda për jetën, pasi shtetasi H. Z., […]

Lexo më shumë

Prej ditësh i shtruar te “Shefqet Ndroqi”, humb jetën efektivi i policisë (Emri)

Prej ditësh i shtruar te “Shefqet Ndroqi”, humb jetën efektivi i policisë (Emri)

Publikuar më 29.11.2020
Një efektiv i policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë së ...

Një efektiv i policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit ka humbur jetën në betejën me Covid-19. Burime zyrtare konfirmuan se Inspektor Banush Ferhati, 57 vjeç mëngjesin e kësaj të diele ndërroi jetë në Spitalin “Shefqet Ndroqi” ku ishte shtruar në mes javë. Ferhati ishte baba i tre fëmijëve dhe kishte 23 vite punë […]

Lexo më shumë

Spektakolare/ Niagara në Kanada “ngjyroset” kuqezi në nder të ditës së Pavarësisë së Shqipërisë (VIDEO)

Spektakolare/ Niagara në Kanada “ngjyroset” kuqezi në nder të ditës së Pavarësisë së Shqipërisë (VIDEO)

Publikuar më 29.11.2020
Me rastin e përvjetorit të 108-të të Pavarësisë së Shqipëris...

Me rastin e përvjetorit të 108-të të Pavarësisë së Shqipërisë ujëvara e Nigarës ka marrë ngjyrat e flamurit kombëtar kuqezi. Përmes një postimi në “Facebook” ambasadori i Shqipërisë në Kanada, Ermal Muça, shkruan se simboli i vendit, mori ngjyrat kuqe e zi në nderim dhe respekt të 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë si edhe Muajit […]

Lexo më shumë

Humb kontrollin e automjetit, aksidentohet drejtuesja e “Volkswagen”

Humb kontrollin e automjetit, aksidentohet drejtuesja e “Volkswagen”

Publikuar më 29.11.2020
Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në shëtitor...

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në shëtitoren Lungomare, në Vlorë. Makina me targë “AA068VX” kishte drejtuese një femër, e cila ka humbur kontrollin e mjetit e më pas është përplasur me bordurën e shëtitores. Makina ka pësuar dëme në pjesën anësore dhe të përparme, ndërsa drejtuesja është dërguar  në spital, por fatmirësisht ndodhet […]

Lexo më shumë

Zëri i Amerikës: Bien rastet me Covid në Shqipëri, por vdekjet janë të larta. Shqetësuese situata në spitale

Zëri i Amerikës: Bien rastet me Covid në Shqipëri, por vdekjet janë të larta. Shqetësuese situata në spitale

Publikuar më 28.11.2020
Në Shqipëri, rastet e reja me koronavirus, po vijnë duke u u...

Në Shqipëri, rastet e reja me koronavirus, po vijnë duke u ulur, ndërsa numri i vdekjeve mbetet i lartë e po ashtu shqetësuese është dhe situata në spitale e veçanërisht me të sëmurët në gjendje të rëndë. Në 24 orët e fundit autoritetet njoftuan për 16 persona të cilët kanë humbur jetën: 6 qytetarë nga […]

Lexo më shumë

Mjekja e Infektivit përlotet live në tv: Vendimi për të intubuar një pacient, jo i lehtë

Mjekja e Infektivit përlotet live në tv: Vendimi për të intubuar një pacient, jo i lehtë

Publikuar më 28.11.2020
Mjekja infeksioniste Entela Kolovani, e cila prej muajsh qën...

Mjekja infeksioniste Entela Kolovani, e cila prej muajsh qëndron në vijën e parë të frontit të luftës përballë koronaivirusit, sjell rrëfime që i përjeton çdo ditë nga brenda spitalit COVID1. Mes emocionesh dhe e prekur nga beteja e përditshme, Kolovani në një intervistë përballë gazetares Nisida Tufa në ‘Kjo javë’ në ‘News24’ tregoi se si […]

Lexo më shumë