Koronavirusi “prek” dhe modën, Giorgio Armani mban sfilatën në një sallë bosh

Sfilata e Giorgio Armani e mbajtur ditën e djeshme ishte e organizuar me detaje ashtu si çdo herë tjetër, por në këtë rast mungonte diçka. Si asnjëherë tjetër në sfilatën e markës së njohur nuk kishte asnjë person të pranishëm në sallë, për shkak të koronavirusit që ka “pushtuar” Italinë.

Shfaqja e gjigandit të modës u mbajt me dyer të mbyllura si një masë parandaluese kundër virusit. Të gjitha modelet sfiluan në një sallë bosh dhe marka e cilësoi këtë vendim si një mënyrë për të mbështetur përpjekjet kombëtare për ruajtjen e shëndetit publik.

Shfaqja e “Armani”-t përfundoi me një mesazh dashurie për Kinën, sepse të gjitha modelet u veshën me fustane të frymëzuara nga vendi ku u përhap në fillim koronavirusi. Gjithashtu themeluesi i saj, Giorgio Armani përshëndeti në fund audiencën virtuale dhe mbrapa tij shiheshin karriget e zbrazura.

Ndërkohë, deri më tani numri i viktimave në Itali ka arritur në 7 dhe më shumë se 200 persona rezultojnë të prekur.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet