×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Koronavirusi në Gjermani/ Merkel është pro një mbyllje tjetër të vendit

Kancelarja Angela Merkel e mbështet një “mbyllje afatshkurtër në shkallë vendi” për luftimin e infektimeve. Një zëdhënëse e Kancelares theksoi, se sistemi shëndetësor gjerman është nën një presion gjithnjë e në rritje.

Një zëdhënëse e qeverisë gjermane tha të mërkurën (07.04) se kancelarja është pro një mbylljeje afatshkurtër në shkallë vendi, mbyllje e cila ka si qëllim uljen e shifrave të infektimeve nga koronavirusi.

Teksa Gjermania gjendet mes ‘luftës’ me valën e tretë të pandemisë dhe fushatës së ngadaltë të vaksinimeve, disa drejtues të landeve kanë bërë thirrje për një periudhë ashpërsimi të kufizimeve. “Është e drejtë çdo thirrje për një mbyllje afatshkurtër dhe të njëtrajtshme”, tha zëdhënësja Ulrike Demmer. “Gjithashtu, në këto momente është me rëndësi një qasje e përbashkët në shkallë vendi.” Menaxhimi i ndryshëm i pandemisë nga 16 landet “nuk është kontribut i mirë për situatën”, shtoi ajo.

Demmer u tha gazetarëve, se në Gjermani po vërehet një numër i rritur i pacientëve që janë nën kujdes intensiv.

“Për momentin nuk kemi të dhëna pozitive, për aq kohë sa numrat e infeksioneve të reja po rriten. Por një mesazh i qartë është numri i shtretërve të zënë në kujdesin intensiv. Po rriten së tepërmi, shumë shpejt. Mjekët e kujdesit intensiv janë të shqetësuar.”

“Sistemi shëndetësor është nën një presion të madh e të vazhdueshëm,” tha ajo, duke nënvizuar se është shënuar një rritje prej 5% i zënies së shtretërve të kujdesit intensiv brenda vetëm 24 orëve.

“Na nevojitet një incidencë e qëndrueshme poshtë 100”, tha ajo, duke iu referuar numrit të rasteve të reja për 100.000 banorë, brenda një periudhe 7-ditore në Gjermani.

Sipas Institutit Robert Koch, të dhënat kombëtare tregojnë 110.1 raste për 100.000 banorë.

Duke u bazuar në sistemin federal gjerman, secili land ka të drejtën që të vendosë vetë për rregullat e menaxhimit të pandemisë. Disa prej tyre kanë dështuar në vendosjen e rregullave më të ashpra pavarësisht rasteve në rritje që e tejkalojnë situatën e emergjencës, duke çuar madje në lehtësim të masave.

Mes atyre që bëjnë thirrje për një mbyllje afatshkurtër dhe të ashpër është Armin Laschet, kreu i Partisë Kristiandemokrate (CDU), i cili tha se mund të jetë e nevojshme një mbyllje për të ulur numrin e rasteve, derisa të vaksinohen më shumë njerëz. Ai gjithashtu bëri thirrje që bisedimet mes kancelares Merkel dhe drejtuesve të landeve të tjera, që janë planifikuar për të hënën e ardhshme, të realizohen më shpejt.

Më herët, Merkel e ka kritikuar Laschet — një kandidat i mundshëm për ta zëvendësuar atë në postin e Kancelares – për rezistencën ndaj masave më të ashpra./DW

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Covid në Greqi/ Regjistrohen 1 718 raste të reja me koronavirus, 52 të vdekur dhe 780 të intubuar

Covid në Greqi/ Regjistrohen 1 718 raste të reja me koronavirus, 52 të vdekur dhe 780 të intubuar

Publikuar më 11.04.2021
Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik njoftoi  sot 1 718 r...

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik njoftoi  sot 1 718 raste të reja me Covid-19 në Greqi. Në të njëjtën kohë, sipas informacionit të shërbimeve shëndetësore greke, 780 pacientë janë të intubuar në ICU. Që nga fillimi i pandemisë, 1 859 pacientë janë larguar nga ICU.   Numri i përgjithshëm i rasteve arrin kështu në 295 […]

Lexo më shumë

Horror në Itali/ Burri vret gruan, djalin dhe pronarët e shtëpisë

Horror në Itali/ Burri vret gruan, djalin dhe pronarët e shtëpisë

Publikuar më 11.04.2021
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 83 vjeçar ka ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 83 vjeçar ka vrarë bashkëshorten dhe djalin e tij me aftësi të kufizuara, gjithashtu ka vrarë dhe çiftin e bashkëshortëve pronarë të shtëpisë ku banonin. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Torino, ndërsa pas krimit autori Renzo Tarabella, 83 […]

Lexo më shumë

Shembet miniera, mbesin të bllokuar 21 minatorë në Kinë

Shembet miniera, mbesin të bllokuar 21 minatorë në Kinë

Publikuar më 11.04.2021
Tetë minatorë u shpëtuan dhe 21 të tjerë kanë mbetur të bllo...

Tetë minatorë u shpëtuan dhe 21 të tjerë kanë mbetur të bllokuar në një minierë qymyri që u shemb në rajonin veriperëndimor të Kinës, Xinjiang. Sipas CNN, një pjesë e minierës u shemb duke çuar në ndërprerje të energjisë menjëherë pas orës 6 pasdite (ora lokale) të shtunën, kur 29 minatorë po punonin në minierën […]

Lexo më shumë

Vaksina: Më shumë përfitim se rrezik sëmundjesh të rralla?

Vaksina: Më shumë përfitim se rrezik sëmundjesh të rralla?

Publikuar më 11.04.2021
U fol shumë për vaksinën AstraZeneca për shkak të trombozave...

U fol shumë për vaksinën AstraZeneca për shkak të trombozave. Tani Agjencia Europiane e Medikamenteve, EMA po vëzhgon edhe një vaksinë tjetër për rreziqet që sjell por edhe AstraZenecan për një sëmundje tjetër të rrallë. Agjencia Europiane e Medikamenteve e BE, EMA po verifikon një lidhje të mundshme mes vaksinës kundër Coronës të prodhuesit amerikan, […]

Lexo më shumë

Kurz: Austria përfundoi negociatat për vaksinën ruse të Sputnik V

Kurz: Austria përfundoi negociatat për vaksinën ruse të Sputnik V

Publikuar më 10.04.2021
Austria ka përfunduar negociatat për të marrë vaksinën kundë...

Austria ka përfunduar negociatat për të marrë vaksinën kundër koronavirusit të Sputnik V, tha të shtunën kancelari Sebastian Kurz. Në një konferencë për mediat lokale, Kurz tha se bisedimet “de facto kishin marrë fund” duke bërë të mundur që Austria të blinte një milion doza dhe të siguronte një “numër shtesë” për përhapjen e vaksinimeve […]

Lexo më shumë

‘Bum’ infektimesh në Greqi, mbi tre mijë persona me COVID-19 dhe 75 të tjerë konfirmohen të vdekur!

‘Bum’ infektimesh në Greqi, mbi tre mijë persona me COVID-19 dhe 75 të tjerë konfirmohen të vdekur!

Publikuar më 10.04.2021
Raporti epidemiologjik i 24 orëve të fundit më Greqi vë në d...

Raporti epidemiologjik i 24 orëve të fundit më Greqi vë në dukje se infeksionet e reja të konfirmuara, janë rreth 3.000 ndërsa vdekjet janë 75. Pati një rritje margjinale të numrit të intubuarve, pasi dje ishte 780 dhe sot u rrit në 781. Numri i përgjithshëm i testeve të kryera në 24 orët e fundit […]

Lexo më shumë

Kosova regjistron 9 viktima dhe 571 raste me COVID-19

Kosova regjistron 9 viktima dhe 571 raste me COVID-19

Publikuar më 10.04.2021
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të shtunën...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të shtunën se janë regjistruar edhe nëntë viktima dhe 571 raste të reja me koronavirus. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (80, 79, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (80 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Lipjan 1 rast (81 vjeç), Rahovec 1 rast (48 vjeç), Shtime […]

Lexo më shumë

Vrasja e gazetarit të kronikës, pas aktit qëndron krimi i organizuar; Reagon policia: Ata bënë një gabim shumë të madh tani ne…

Vrasja e gazetarit të kronikës, pas aktit qëndron krimi i organizuar; Reagon policia: Ata bënë një gabim shumë të madh tani ne…

Publikuar më 10.04.2021
“Pas vrasjes së gazetarit grek të kronikës, George Kar...

“Pas vrasjes së gazetarit grek të kronikës, George Karaivaz, qëndron ajo që ne e quajmë krim i organizuar. Zgjedhja e gazetarit ishte simbolike dhe ishte një mesazh me shumë marrës, madje edhe vetë policia që thotë se ne mund të godasim kur të duam, kë të duam dhe jo dikush mund të na prekë. Arsyeja […]

Lexo më shumë