Koronavirusi mbyll të gjitha rrjetet e dyqaneve në Kinë

Të paktën 12 000 persona janë konfirmuar të infektuar me Koronavirusin e ri, dhe nga këto, 259 kanë vdekur. Kjo u bë e ditur nga autoritetet shëndetësore të Kinës, të cilët thanë se 249 pret viktimave janë në Wuhan, vendin ku shpërtheu Koronavirusi.

Shumë vende të botës kanë ndërmarrë masa, duke evakuar qytetarët e tyre nga zonat e prekura me epidemi, por gjithashtu duke kufizuar lëvizjet e personave që vijnë nga Kina.

Por duket se virusi vdekjeprurës, ka shkaktuar panik të madh edhe te shumë kompani, zyrat e cilave ndodhen në Kinë, ku kompani si Google, Ikea, Starbucks dhe Tesla kanë mbyllur dyqanet e tyre ose kanë ndaluar operimet.

Gjithashtu drejtuesit e kompanisë së famshme të teknologjike Apple, kanë marrë vendimin për të mbyllur të gjithë rrjetin e dyqaneve dhe zyrtare të tyre në Kinë, të paktën deri në datën 9 shkurt.

“Reuters” shkruan se zyrtarët nuk kanë dhënë shumë detaje në lidhje me këtë vendim, por dyshimet janë përhapja me shpejtësi marramendëse e Koronavirusit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet