Koronavirusi/ Koço Kokëdhima: Na duhen ekspertë për menaxhimin e epidemisë dhe të situatave!

Kreu i partisë “Zgjidhja” i ftuar në emisionin “360 gradë”, u shpreh për situatën e Koronavisurit në Shqipëri. Z. Kokëdhima u tha se, vendit i duhen ekspertë të mirë për të menaxhuar situatën.

Cili është parashtrimi juaj për situatën dhe perceptimi?

Së pari dua të uroj të gjithë shqiptarët e prekur nga COVID ta kalojnë pa pasoja dhe të jenë shëndoshë e mirë. Jam dakord që nuk është koha për tu marrë më kritika dhe luftë politike. Është koha për bashkëpunim. Ne i kemi përshëndetur të gjitha masat që shkojnë në favor të luftës ndaj epidemisë. Jemi mbështetës të të gjitha punëve të mira nga kushdo që bëhet dhe nga kush drejtim. Nuk duhet të flemë mbi dafina të mos mendojmë se e kemi vënë nënë kontroll. Edhe pse masat për disancimin social janë të mirëpritur. Ne duhet të jemi një shtet qe të përballet me situatë më të vështira.

Cilat janë këto situata?

Nga pikëpamja e shëndetësisë askush nuk mund të thotë që ne e kaluam pikun dhe që e kemi nën kontroll. Kjo është e lumtur pot ë jetë e vërtet por nuk besoj se është kështu. Duhet të jemi me këmbe në toke dhe realist. Të përgatitemi për të përballuar nj pikë të epidemisë. Kur të përfshihen më shumë njerëz të kemi kapacitet dhe të përmirësojmë aftësitë tona për ti asistuar dhe kuruar këtë njerëz. Që asnjë jetë njerëzore të mos humbet për faj të menaxhimit të institucioneve.

Ku e shikoni ndërhyrjen dhe ku nuk është ndërhyrë?

Irlanda është si ne. Ajo i dha sistemit shëndetësor 435 milion euro për epideminë. Nga 3 miliardë euro që tha nga buxheti i shteti për të eliminuar impaktin negative në ekonomi vetëm sistemit shëndetësor i dha 435 milion euro. Ne do kuptojmë se edhe pse kemi një situatë të pakrahasueshëm me të tjerët, mbështetja e këtyre vendeve për sistemin shëndetëso është seriozë, ndërsa mbështetja jonë është jashtëzakonisht modeste dhe e pamjaftueshëm për të përballuar këtë situatë.

Së dyti mendoj se nuk e përballojmë këtë situatë me ekspertë partish. Na duhen ekspertë me aftësi të veçanta. Na duhen ekspertë për menaxhimin e epidemisë dhe të situatave. Por edhe të modernizimit të situatave.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet