Koronavirusi/ Çfarë duhet të bëjmë me frutat dhe perimet? Virologu: Duhen larë me sapun

Në kohën kur e gjithë bota është e alarmuar për shkak të koronavirusit dhe studime të shumta të realizuara nga shkencëtarët kanë treguar se virusi qëndron në sipërfaqe të objekteve, një virolog i njohur australian ka deklaruar se “çdo sipërfaqe përbën rrezik”.

Ai ka thënë se kur vjen puna te koronavirusi çdo njeri duhet të lajë me kujdes frutat dhe perimet që blen.

Profesori i Universitetit të Sidnejt, Timothy Newsome, i specializuar në virologji tha për “Daily Mail” se duke qenë se COVID-19 mund të jetojë në shumicën e sipërfaqeve, njerëzit duhet të bëjnë kujdes me frutat dhe perimet, për vetë faktin se ata shpesh i marrin në dorë dhe i lënë prapë në vend.

“Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është që t’i lajmë ato që blejmë me sapun sapo t’i sjellim në shtëpi. Nuk duhet të mendojmë se nxehtësia e gatimit do ta vrasë virusin” thotë Newsome.

Ai gjithashtu thekson se duhet t’i lajmë perimet me ujë të nxehtë dhe me sapun, njësoj siç bëjmë me duart.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet