×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Koronavirusi bën që shqiptarët të kursejnë, depozitat rriten sërish

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se kjo tendencë po reflektohet edhe në Shqipëri.

Statistikat tregojnë se totali i depozitave shënoi në qershor rritje për të dytin muaj radhazi, duke arritur në gati 1.06 trilionë lekë, ose 8.5 miliardë euro, me një zgjerim prej 0.5%, ose 45 milionë euro më shumë, në krahasim me muajin e mëparshëm.

Rritja në qershor ka ardhur pothuajse tërësisht nga kursimet në lekë, ndërsa ato në valutë kanë shënuar një përmirësim minimal.

Ndërsa kursimet në lekë janë zgjeruar si rrjedhojë e rritjes së depozitave pa afat të bizneseve, që u rritën me gati 7% me bazë mujore. Ekspertët shpjegojnë se ndalimi i transferimit të fitimeve për disa sektorë, por edhe frenimi i investimeve si rrjedhojë e situatës, po bëjnë që bizneset të mbajnë likuiditetet në banka.

Në rritje, ndonëse me ritme më të ulëta, ishin dhe kursimet e individëve pa afat në lekë, që u zgjeruan me rreth 1% me bazë mujore.

Në krahasim me një vit më parë, totali i depozitave të bizneseve dhe individëve në të gjitha monedhat është rritur me 6.1%, ose rreth 500 milionë euro. Një vit më parë, shtesa ishte rreth tre herë më e ulët (rreth 170 milionë euro).

Ndonëse monedha zyrtare është leku, euro mbetet e preferuara e kursimtarëve. Në fund të qershorit, depozitat në valutë përbënin 46.4% të totalit, pothuajse e pandryshuar në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, siç shihet nga grafikët, tregojnë për një zgjerim të fortë të kursimeve në mars,  por kjo është e lidhur më shumë me forcimin e monedhës së përbashkët në fund të muajit mars, çka rriti artificialisht depozitat në euro në mars, pasi ato raportohen në lekë.

/Monitor/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Butrinti jepet me koncesion/ VOA: Për herë të parë menaxhohet nga një subjekt jo-publik

Butrinti jepet me koncesion/ VOA: Për herë të parë menaxhohet nga një subjekt jo-publik

Publikuar më 10.09.2020
Qendra më e njohur arkeologjike në Shqipëri, qyteti antik i ...

Qendra më e njohur arkeologjike në Shqipëri, qyteti antik i Butrintit, pritet të menaxhohet për dhjetë vitet e ardhshme nga një agjenci e re. Në ligjin e miratuar së fundmi, ajo njihet si “Fondacion”, por për të nuk ka shumë hollësi, me përjashtim të faktit, që do të jetë një partneritet mes Ministrisë së Kulturës […]

Lexo më shumë

30 mln USD më shumë në buxhet vetëm në gusht, financat pësojnë rritje

30 mln USD më shumë në buxhet vetëm në gusht, financat pësojnë rritje

Publikuar më 02.09.2020
2/3 e vendeve të punës së humbur gjatë mars-prillit, konfirm...

2/3 e vendeve të punës së humbur gjatë mars-prillit, konfirmuar nga listë-pagesat zyrtare të Tatimeve janë rikuperuar. Shqipëria në korrik kishte 3 mijë biznese më shumë se në muajin shkurt. Muajin e kaluar, të ardhurat e mbledhura nga TVSH e brendshme ishin 7.9 për qind ose 314 milionë lekë (rreth 30 mln USD) më shumë […]

Lexo më shumë

Rinisin punë 43 mijë persona që u larguan nga COVID-19, shtohen edhe 3 mijë vende të reja

Rinisin punë 43 mijë persona që u larguan nga COVID-19, shtohen edhe 3 mijë vende të reja

Publikuar më 01.09.2020
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave dhe Ekono...

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në 10 ditët e para të muajit gusht tregu i punës rezulton me 3 mijë të punësuar të rinj që prej Marsit, kur nisi dhe mbyllja e bizneseve. Sakaq, rritja më e madhe e papunësisë u shënua në fund të prillit, ku 43 mijë individë […]

Lexo më shumë

Rimbursimi i gjobave për shtetasit shqiptar që janë gjobitur në shtetet e huaja, dokumentet që duhen

Rimbursimi i gjobave për shtetasit shqiptar që janë gjobitur në shtetet e huaja, dokumentet që duhen

Publikuar më 31.08.2020
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se do të rimburs...

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se do të rimbursojë gjobat e vendosura nga autoritetet e shteteve të huaja për shqiptarët, të cilët shkelën afatin e lejuar të qëndrimit për shkak të rregullave të vendosura për parandalimin e koronavirusit gjatë periudhës 10 mars – 1 qershor. Dokumentat që qytetarët duhet të dërgojnë përmes postës për […]

Lexo më shumë

Paga e luftës/ Afati i fundit i dorëzimit të ankesave për përfitimin e ndihmës nga paketa e parë dhe e dytë

Paga e luftës/ Afati i fundit i dorëzimit të ankesave për përfitimin e ndihmës nga paketa e parë dhe e dytë

Publikuar më 25.08.2020
Dita e sotme shënon përfundimin e afatit të dorëzimit të ank...

Dita e sotme shënon përfundimin e afatit të dorëzimit të ankesave në lidhje me përfitimin e ndihmës financiare të paketës së parë dhe të dytë. Kjo gjë është sqaruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e cila ka njoftuar se 25 gushti është afati i fundit i paraqitjes së ankesave nga qytetarët dhe bizneset në […]

Lexo më shumë

Dollari në tregun vendas zbret në nivelin më të ulët në 6 vjet

Dollari në tregun vendas zbret në nivelin më të ulët në 6 vjet

Publikuar më 20.08.2020
Monedha e gjelbër ka shënuar një rënie të fortë ditët e fund...

Monedha e gjelbër ka shënuar një rënie të fortë ditët e fundit në tregun vendas. Dje, një dollar u kumbye me 103.82 lekë, me një rënie prej 0.29 lekë në raport me një ditë më parë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Ky është niveli më i ulët në 6 vjet, që nga fundi […]

Lexo më shumë

Paga shtesë për të larguarit dhe ata që janë ende në punë, ja si bëhet aplikimi

Paga shtesë për të larguarit dhe ata që janë ende në punë, ja si bëhet aplikimi

Publikuar më 18.08.2020
Hyn në fuqi vendimi për subvencionim të punonjësve dhe mbësh...

Hyn në fuqi vendimi për subvencionim të punonjësve dhe mbështetje të të larguarve nga puna në sektorin e transportit publik për shkak të pandemisë. Disa ditë më parë  kryeministri Edi Rama  tregoi se qeveria do të lëvrojë një tjetër pagë për të gjithë ish-punonjësit në sektorin publik  dhe do vazhdojë të mbështesë sektorin në tërësi. […]

Lexo më shumë

Pastrimi i parave, Shqipëria vendi i dytë me riskun më të lartë në Europë

Pastrimi i parave, Shqipëria vendi i dytë me riskun më të lartë në Europë

Publikuar më 14.08.2020
Shqipëria është vendi europian me pikëzimin më të lartë sa i...

Shqipëria është vendi europian me pikëzimin më të lartë sa i takon riskut të pastrimit të parave dhe terrozimit pas Turqisë. Indeksi i vitit 2020 i Insitutit të Bazelit e rendit vendin tonë të 44-in mes 141 vendeve të botës lidhur me këtë fenomen duke marrë 5.69 pikë, teksa Turqia ndodhet tre pozicione më sipër […]

Lexo më shumë