Korçë, shkarkohen dy specialistë të Hipotekave, akuzohen për…

Dy punonjës të ZRPP-së janë shkarkuar nga detyra në Korçë me urdhër të kreut të Hipotekave Elion Semanaj.

Vendimi është marrë këtë të premte, ku janë shkarkuar nga detyra punonjësit e ZRPP Korçë, me inicialet E.G., dhe A.P.

Shkarkimi i tyre ka ardhur pas konstatimit të zhdukjes së dy kartelave pronësie në qytetin e Korçës.

Ndërkaq, kreu i Hipotekës ka kallëzuar në Prokurori dy punonjësit ndaj të cilëve ka nisur edhe ndjekja penale. Mbi skandalin në fjalë pritet të vijojnë hetimet për të zbuluar detaje të reja.

Të tjera

Abissnet