Korçë/ Përplas këmbësorin, shoferi braktis makinën dhe largohet

Një aksident rrugor ka ndodhur pak momente më parë në aksin rrugor Korçë-Boboshticë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet tip “Benz”, ka përplasur një shtetas rreth 60 vjeç, këmbësor në rrugë dhe ka braktisur makinën duke u larguar nga vendngjarja.

Sakaq, i moshuari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe u transportua drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Informacion paraprak:

Më datë 14.06.2019, në rrugën Korçë-Boboshticë, një mjet tip “Benz” ka përplasur një shtetas rreth 60 vjeç, këmbësor në rrugë (ende i paidentifikuar) dhe ka braktisur mjetin duke u larguar nga vendngjarja.

I aksidentuari, pasi ka marrë ndihmën në Spitalin e Korçës, u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet