Korça merr shembullin e keq të Tiranës, policia bashkiake dhunon qytetarët (VIDEO)

Publikuar më 13. 11. 2017 nga Eno Shkëmbi

Sikundër në Tiranë, ku policia u sekuestron mallrat shitësve ambulantë, një rast i ngjashëm dhune është shënuar edhe në Korçë.

Policia e Bashkisë së Korçës, e drejtuar nga Sotiraq Filo, i rrëmbeu sot me dhunë një qese me banane një qytetareje.

Qytetari e denoncoi rastin përmes një mesazhi të publikuar nga JOQ, ku thuhet: “Përshëndetje JOQ! Jam një qytetar nga Korça. Sot në qytetin e Korçës tek pazari i fruta-perimeve, erdhi policia bashkiake dhe gjeti një grua me disa qeska me banane në dorë. Ia rrëmbeu nga dora pa e ditur çfarë po bënte ajo, pa e lajmëruar farë. Pati një përleshje mes saj dhe policëve të bashkisë për shkakun se ata pa e paralajmëruar ia rrëmbyen nga dora bananet dhe i futën në furgon”.