Korça çel sezonin turistik me festivalin e karnavaleve

Për të 12-tin vit, karnavalet kanë pushtuar qendrën e qytetit të Korçës me personazhe dhe veshje nga më të ndryshmet.

Klounët, shpatarët, kërcimtarët dhe personazhe të jetës së përrallave dhe asaj reale kanë prezantuar numrat e tyre duke entuziazmuar dhe gjallëruar gjithë qytetarët.

Festa ka shënuar edhe startin e sezonit turistik për këtë verë që pritet të jetë e mbushur me aktivitete. Parada shumëngjyrëshe këtë vit ka sjellë 27 grupe të cilat pasi marshuan në bulevardet e Korçës.

Karnavalet në Korçë kanë filluar të festohen para vitit 1940. Pas ndërprerjes në vitet ‘60 sërish Korça është qyteti i parë që rizgjoi këtë traditë që nga viti 1992, duke e kthyer madje edhe në manifestim ndërkombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet