Kopshtari amerikan thyen rekordin botëror të karrotës më të madhe

Kopshtari amerikan Christopher Qualley nga Minnesota ka arritur të hyjë në librin e rekordeve “Guinness” me karotën më të madhe në botë.

Me 10.16 kilogramë, zyrtarisht ai hyri në librin e rekordeve për karotën më të rëndë në botë.

Ai ka thënë se ky ishte edhe qëllimi i tij, dhe për t’ja arritur kishte punuar fort.

“Ky ishte qëllimi im. Mendoj se të gjithë që rrisin fruta dhe perime gjigante mendojnë se si të vendosin rekord botëror dhe isha me fat që unë e realizova dëshirën time”, ka thënë.

Qualley ka treguar se edhe pse fitoi rekordin nuk e ka ngrënë karotën pas çmimit.

Rekordi botëror për karrotën më të rëndë në botë ishte 9.1 kilogramë i vendosur më 12 shtator të vitit 2014.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet