×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Kontrolli i FBI-së në rezidencën e Donald Trump në Florida, CNN: Nxit rikandidimin e mundshëm për në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024

Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump deklaroi dje se FBI-ja kontrolloi rezidencën e tij në Mar-a-Lago, Florida, dhe madje hyri në njërën prej kasafortave. Lajmi u bë i ditur nga botimi britanik “The Guardian”, duke cituar burimet e “New York Times”. “Këto janë kohë të errëta për kombin tonë pasi shtëpia ime e bukur, Mar-A-Lago në Palm Beach, Florida, është aktualisht nën rrethim, bastisje dhe pushtuar nga një grup i madh agjentësh të FBI-së. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë që nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara… Kjo bastisje e paparalajmëruar në shtëpinë time nuk ishte as e nevojshme dhe as e përshtatshme”, u shpreh Trump.

Ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë e quajti atë një “sulm nga demokratët radikalë” të cilët “nuk duan dëshpërimisht” që Trump të kandidojë për president në vitin 2024. Sipas burimeve të NYT-së, kërkimi lidhet me dokumentet e klasifikuara që Trump solli me vete në Mar-a-Lago teksa po largohej nga Shtëpia e Bardhë. Trump vonoi me muaj kthimin e 15 kutive me materiale që zyrtarët e Arkivit Kombëtar kishin kërkuar. Në këto 15 kuti, sipas NYT-së, kishte materiale që i nënshtroheshin Aktit të Dokumenteve Presidenciale. Ai kërkon që të gjitha dokumentet dhe të dhënat në lidhje me biznesin zyrtar t’i dorëzohen Arkivave. Në kuti kishte dokumente, suvenire, dhurata dhe letra. Veç kësaj, theksohet se brenda kishte “informacione sekrete lidhur me sigurinë kombëtare”. Sipas “The Guardian”, ka disa ligje që rregullojnë informacionin konfidencial, duke përfshirë një ligj që e bën krim fshirjen e të dhënave të tilla dhe ruajtjen e tyre në një vend të paautorizuar. NYT-ja shkruan se për të marrë një urdhër bastisjeje, FBI-së do t’i duhet të bindë një gjykatës se ekzistonte një shkak i mundshëm për të kryer një krim dhe për të kryer një kontroll në shtëpinë e ish-presidentit pothuajse me siguri kërkonte nënshkrimin e zyrtarëve të lartë të Byrosë dhe Departamentit të Drejtësisë. Në kohën e bastisjes, Trump ishte në zonën e New York-ut.

Sipas gjigandit CNN, kontrolli i FBI- së në rezidencën e Donald Trump në Florida është një zhvillim i jashtëzakonshëm, historik duke pasur parasysh se ai mësyu në banesën e një ish-Presidenti të Shteteve të Bashkuara dhe shkaktoi një zhurmë politike që ai mund të përdorë për të nxitur rikandidimin e mundshëm për në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024. Në të kaluarën, hetimet politike që kanë kërcënuar Trumpin vetëm sa kanë rritur superfuqinë e tij ndaj mbështetësve.

Por agjentët federalë të hënën vepruan sipas një urdhër-kontrolli të miratuar nga gjykata, i cili sugjeron se ata kishin arsye të mundshme për të besuar se një krim ishte kryer. Ata u përqëndruan në zyrat dhe ambientet personale të Trump në rezidencën e tij dimërore Mar-a-Lago ndërsa ish-presidenti ndodhej në Nju Jork.

Kërkimi i së hënës lidhej me keqpërdorimin e mundshëm të dokumenteve presidenciale, potencialisht disa që ishin të klasifikuara, që mund të ishin dërguar në shtëpinë e Trump-subjekt i një prej dy hetimeve të Departamentit të Drejtësisë në lidhje me ish-Presidentin.

Ky lajm ishte një nga kthesat më tronditëse në historinë e Trump, i cili u akuzua dy herë, se nxiti trazirat në Kapitol në përpjekje për të përmbysur rezultatin në zgjedhjet e vitit 2020 dhe se vazhdimisht ka vepruar në kundërshtim me rregullat e zyrës që drejtont apo demokracisë gjatë mandatit të tij të vetëm, si asnjë president tjetër.

Ai rrezikoi të injektonte ‘toksina’ të reja në jetën politike të një kombi që është i ndarë pa shpresë – me miliona mbështetës të Trump që tashmë besojnë gënjeshtrat e tij se zgjedhjet e vitit 2020 ia kishin vjedhur – dhe se për shumë çështje nuk ka më një kuptim të përbashkët të vetë së vërtetës.

Lajmi vjen gjithashtu ne nje kohe kur ish-Presidenti po tenton të nisë një fushatë për rikadidimin e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, të rrënjosur në pretendimet e tij të rreme për mashtrim zgjedhor, për të cilin retorika e tij autoritare sugjeron se do të paraqiste një sfidë të thellë për demokracinë.

Kjo fushatë e afërt ka të ngjarë të ushqehet me “karburantin” e sulmeve politike të një perceptimi midis mbështetësve të Trump – të cilin ai vetë e krijoi në deklaratën e tij që njoftonte se FBI po bastiste shtëpinë e tij të hënën, se ate po e persekutojne padrejtësisht.

Trump shpejtoi të bënte një “spin” politik mbi kontrollin e FBI, duke pretenduar se “shtëpia e tij e bukur” ishte “nën rrethim, bastisje dhe okupim”, ndërsa u ankua se ai ishte viktimë e “armatizimit të sistemit të drejtësisë” nga demokratët që donin të ndalonin atë të bëhej president pas zgjedhjeve të vitit 2024.

Deklarata e tij përmbante të njëjtën gjuhë shpërthyese dhe ndjenjën e ankesës që motivoi disa nga mbështetësit e tij për dhunë në Uashington më 6 janar 2021.

“Një sulm i tillë mund të ndodhte vetëm në vende të shkatërruara, të botës së tretë. Fatkeqësisht, Amerika është bërë tani një nga ato vende, të korruptuara në një nivel të paparë më parë. Ata hynë edhe në kasafortën time!” tha Trump.

Ai nuk përmendte se kontrolli bëhej në bazë të një urdhri të autorizuar ligjërisht. Në një farë mënyre, deklarata e tij, në vetvete, lexohej si hapja e një fushate të re presidenciale të ndërtuar rreth një narrative persekutimi nga forcat e shtetit. Reagimet e menjëhershme në mbështetje të ish-Presidentit, më shumë dëshmi për fuqinë e tij të qëndrueshme brenda Partisë Republikane, ishin gjithashtu një shenjë e hershme sesi ky hetim do të përballet me presione ekstreme politike.

Këto përgjigje mund të tregojnë gjithashtu se fushata e mundshme e ish-Presidentit për vitin 2024 mund të përfitojë nga efekti grumbullues i një hetimi qeveritar që ai mund ta portretizojë si të politizuar dhe të padrejtë — dhe se rivalët e mundshëm të tij mund të kenë pak mundësi përveçse të grumbullohen.

Por madhësia e ngjarjeve të së hënës nuk duhet nënvlerësuar, edhe pse pyetja nëse ish-Presidenti ishte në rrezik real për t’u akuzuar për një krim, (që do të ishte një hap mahnitës, historik) nuk ishte menjëherë e qartë të hënën mbrëma. Përmasat e sakta të urdhrit të kërkimit nuk ishin gjithashtu të disponueshme. Presidentët kanë kapacitetin për të deklasifikuar informacione të ndjeshme dhe nuk ishte e qartë nëse Trump mund të kishte ndërmarrë hapa të tillë me materialin e marrë nga FBI. Megjithatë, ish-presidentët nuk kanë kompetenca të tilla.

CNN raportoi se disa kuti u morën nga FBI pas kontrollit të hënën. Dhe avokatja e Trump, Christina Bobb, tha se byroja sekuestroi “letra” pas asaj që ajo tha se ishte “një bastisje e paparalajmëruar”./ CNN

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

Dy makina të djegura, luksi në rrjetet sociale dhe skamja në familje: Kush është “gangsterrja” e Bilishtit, Deizi Arapi

Dy makina të djegura, luksi në rrjetet sociale dhe skamja në familje: Kush është “gangsterrja” e Bilishtit, Deizi Arapi

Publikuar më 26.09.2022
Dje, në orët e para të mëngjesit, makina e 27-vjeçares nga B...

Dje, në orët e para të mëngjesit, makina e 27-vjeçares nga Bilishti, Deizi Arapi është gjetur e djegur pranë banesës së saj. Pas ngjarjes, nuk ka vonuar edhe reagimi nga 27-vjeçarja, e cila në dëshminë e saj ka hedhur dyshime të forta se, kjo ngjarje ka ndodhur pasi ka patur një konflikt vite më parë […]

Lexo më shumë

“Jam një grua, një nënë, e krishterë”, kush është Giorgia Meloni që jetë kryeministre e Italisë

“Jam një grua, një nënë, e krishterë”, kush është Giorgia Meloni që jetë kryeministre e Italisë

Publikuar më 26.09.2022
Koncepti i familjes që u shfaq nga një fëmijëri pa baba, ësh...

Koncepti i familjes që u shfaq nga një fëmijëri pa baba, është baza e formimit politik të Giorgia Melonit, shkruan La Reppubblica për profilin e gruas që ktheu të djathtën në pushtet në Itali. Sot, si në kohët e fillimit të militimit të saj në të djathtën romake, liderja ka në krah të njëjtin grup […]

Lexo më shumë

Avokatja myslimane: Të legjitimohet martesa me shumë gra në Shqipëri

Avokatja myslimane: Të legjitimohet martesa me shumë gra në Shqipëri

Publikuar më 26.09.2022
Avokatja Migena Balla, njëherësh praktikante e besimit islam...

Avokatja Migena Balla, njëherësh praktikante e besimit islam, thotë se poligamia duhet legjitimuar për shkak të ekzistencës së saj “de facto”. Balla thotë se askush nuk i tregon hapur lidhjet jashtëmartesore në shoqëri apo dhe martesat me më shumë se një grua. Avokatja vë në dukje ka mungesë sinqeriteti nga hoxha që bën një martesë […]

Lexo më shumë

Arrestimi i mjekut të Traumës, kolegu: Edhe unë kam marrë bakshish, s’kam turp, as frikë

Arrestimi i mjekut të Traumës, kolegu: Edhe unë kam marrë bakshish, s’kam turp, as frikë

Publikuar më 26.09.2022
Pas arrestimit me bujë të mjekut të traumës, ka folur kolegu...

Pas arrestimit me bujë të mjekut të traumës, ka folur kolegu i tij Ilir Allkja i cili  thotë se është e vështirë që të gjesh një doktor në Shqipëri, i cili nuk ka marrë një pagesë për shërbimin mjekësor që ka ofruar. Në emisionin “Good Morning Albanians” në “Euronews Albania”, Allkja u shpreh se edhe […]

Lexo më shumë

Hakerat zbulojnë pamjet sekrete nga qelitë e policisë dhe të pikave kufitare

Hakerat zbulojnë pamjet sekrete nga qelitë e policisë dhe të pikave kufitare

Publikuar më 26.09.2022
Hakerat kanë shtënë në dorë të dhëna dhe pamje filmike nga s...

Hakerat kanë shtënë në dorë të dhëna dhe pamje filmike nga serverat e institucioneve të ndryshme në vend dhe nuk po ndalen së publikuari ato në rrjetin e komunikimit “Telegram”. Sot ata kanë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë në drejtorinë e policisë në Tiranë dhe komisariatet në disa qytete të tjera. Në pamjet e nxjerra […]

Lexo më shumë

Nxënëset e shkollës turke ‘Mehmet Akif’ në protestë para MAS: Jep dorëheqjen Evis Kushi, e mbyte arsimin

Nxënëset e shkollës turke ‘Mehmet Akif’ në protestë para MAS: Jep dorëheqjen Evis Kushi, e mbyte arsimin

Publikuar më 26.09.2022
Nxënëset e shkollës “Mehmet Akif” kanë dalë këtë të hënë në ...

Nxënëset e shkollës “Mehmet Akif” kanë dalë këtë të hënë në protestë para Ministrisë së Arsimit dhe kanë kërkuar dorëheqjen e Evis Kushit. Nxënëset kërkojnë të anulohet vendimi për heqjen e licencës së shkollës dhe duan një takim me ministren Kushi për t’ju përgjigjur rreth pyetjeve që ato kanë, se çfarë do bëhet me 160 nxënëse […]

Lexo më shumë

U arrestua për korrupsion, mjeku i Traumës pëson ishemi cerebrale

U arrestua për korrupsion, mjeku i Traumës pëson ishemi cerebrale

Publikuar më 26.09.2022
Mjeku Fitim Marku, i cili u arrestua pak ditë në spitalin e ...

Mjeku Fitim Marku, i cili u arrestua pak ditë në spitalin e Traumës pas mori ryshfet nga një agjent i infiltruar ka pësuar ishemi celebrale në paraburgim. Ai është dërguar me urgjencë në spital ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Mësohet se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Mjekut do t’i komunikohej ditën […]

Lexo më shumë

Pasi shpalli rekrutimin dhe Rusia është në protesta, Putin “arratiset” në shtëpinë e tij sekrete në fshat

Pasi shpalli rekrutimin dhe Rusia është në protesta, Putin “arratiset” në shtëpinë e tij sekrete në fshat

Publikuar më 26.09.2022
Ndërsa dhjetëra qytete ruse organizojnë protesta të përditsh...

Ndërsa dhjetëra qytete ruse organizojnë protesta të përditshme kundër rekrutimit të parë të vendit pas Luftës së Dytë Botërore,  një gazetar rus ka zbuluar, duke cituar një burim të besueshëm, se Vladimir Putin shkoi me pushime në shtëpinë e tij sekrete menjëherë pas njoftimit “bombë” të mërkurën e kaluar. “Pavarësisht mohimeve nga Kremlini, Putini duket […]

Lexo më shumë