Kontroll blic në banesë, shqiptarit i kapen qindra doza kokainë dhe 16 mijë euro

Lëvizjet e shumta në banesën e tij kanë zgjuar dyshime e autoriteteve italiane, të cilët mbrëmjen e së mërkurës kanë mësymur dhe kontrolluar shtëpinë e 29-vjeçarit shqiptar.

Nga kontrolli i kryer nga policia ka rezultuar se i riu ishte shpërndarës droge, ata gjetën në banesën e tij 106 doza kokainë dhe një shumë prej afro 16 mijë eurosh, para këto të nxjerra nga shitja e lëndës narkotike.

Karabinierët e Galliates kanë vënë në pranga 29-vjeçarin, i cili ka rezultuar pa precedentë të mëparshëm. Policia bën të ditur së sasia e sekuestruar e kokainës së bërë gati për shitje ishte rreth 200 gram.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet