Kontributi i patriotit Elmaz Mustafa Boce për gjuhën shqip

Nga Tomor Hoxha

Elmaz Mustafa Boce lindi në lagjen Dunavat i dytë në qytetin e Gjirokastrës, në një familje patriotike atdhetare me gjendje të mirë ekonomike. Ai ka vënë në dispozicion të arsimit dhe kulturës ndihma materiale e morale, sa herë që ia kërkonte nevoja e shoqërisë. Ai trashëgoi nga të parët e familjes së tij dhe nga rrjeti miqësor dhe patriotik i kohës, virtytet më të mira. Dashurinë për atdheun, ndershmërinë, besnikërinë, bujarinë, trimërinë, por edhe dashurinë për punën. Elmaz Mustafa Boce lindi në 1850 dhe mësimet e para i kreu në shkollën e lagjes Manalat. Të mesmen e kreu në gjimnazin “Zosimea” në Janinë, ndërsa të lartën, për drejtësi në Stamboll. Sipas vlerësimeve të bashkëkohësve të tij, patrioti Elmaz ka qenë arsimtar antifeudal i vendosur. Aktiviteti i tij patriotik e kulturor spikati në themelimin e klubit “Drita” në Gjirokastër më 1908-ën. Një burrë i ndershëm, një patriot i vërtetë, ai ka punuar pa reshtur në atë kohë. Ai i shërbeu shumë çështjes kombëtare.

Elmaz Boce me aktivitetin e tij patriotik e bujar, fitoi respekt te shokët, nxënësit dhe mbarë populli i Gjirokastrës si dhe të arsimtarëve dhe të nxënësve të shkollës së parë shqipe “Liria”. Kjo konsideratë e madhe u dukë më së miri në Prill të vitit 1912, kur arsimdashësi Elmaz, me në krye drejtorin e shkollës organizuan një ceremoni me rastin e vitit të parë të njohjes së shkollës shqipe. Për këtë, arsimtari i flaktë Elmaz Boce, me punën e tij vetëmohuese shumëvjeçare fitoi në vendlindjen e tij respekt dhe dashuri të madhe. Pra arsimtari i flaktë Elmaz Boce, me punën e tij vetëmohuese shumëvjeçare në arsim dhe kulturë, fitoi në vendlindjen e tij Gjirokastër dhe në çdo vend që punoi, respekt e dashuri të madhe. Këto ishin arsyet që populli i Gjirokastrës dhe paria e vendit e propozuan si një nga delegatët me potencialë për të marrë pjesë në Kuvendin e Vlorës, në vitin 1912, në firmosjen e dokumentit për ngritjen e flamurit dhe shpalljen e pavarësisë. Ai ishte përkrahë, Ismail Qemalit, Isa Boletinit e shokëve të tjerë. Elmazi kishte porositur 100 copë abetare në Bukuresht, të cilat erdhën në dyqanin e Saliko Hoxhës në pako të vogla. Elmaz Boce, vdiq në Fier në katundin Metaj të Libofshës, më 16 Nëntor të vitit 1925 dhe u varros pranë varrit të të atit të tij, Mustafa Boce.

Të tjera

Abissnet