Konsumimi i shumtë i kafes mund t’ju shkaktoi migrenë

Një ndër faktorët që mund të ndikojnë në shfaqjen e migrenës është konsumi i tepruar i kafes. Studiuesit theksojnë se më tepër se 3 kafe në ditë, përfshirë më pas edhe konsum të pijeve të tjera me përmbajtje kafeine, ndikojnë në shfaqjen e papritur të dhimbjes se fortë të kokës brenda 24 orëve.

Migrena është një shqetësim që aktualisht prek mbi 1 miliard persona dhe është një ndër gjendjet që ndikojnë më tepër në humbjen e produktivitetit në punë me kosto direkte dhe indirekte.

Kërkuesit amerikanë kanë studiuar në mënyrë shkencore impaktin e kafes dhe të pijeve të tjera me përmbajtje kafeine. Rezultoi se konsumimi i një apo dy filxhane kafe në ditë në asnjë rast nuk përkonte me shfaqjen e migrenës tek pacientët që vuajnë prej saj në mënyrë të moderuar. Ndërsa nëse kjo sasi tejkalohej, efekti ishte pothuajse i sigurtë, pasi shfaqej në të gjitha rastet e studiuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet