Konsumimi i djathit ul rrezikun e sulmit në zemër

Publikuar më 04. 12. 2017 nga Jola Alimemaj

Ngrënia e një porcioni të vogël të djathit për çdo ditë, redukton shansin e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.

Një studim i ri ka gjetur se konsumimi i një pjese të vogël djathi, çdo ditë, zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër, sipas Independent.

I publikuar në European Jouranl of Nutrition por u kryer nga hulumtuesit e Soochow Univerisyt në Kinë, studimi thotë se personat që konsumojnë çfarëdo lloj djathi janë 14 përqind më pak të rrezikuar nga sëmundjet koronare dhe se rreziku nga arresti kardiak është dhjetë përqind më i vogël.

Ky studim kundërshtoi kështu një studim tjetër të publikuar muaj më parë që thoshte se konsumimi i djathit është i rrezikshëm për zemrën.