Koni: Veprimet e policisë me studentët totalisht të papërgjegjshme

Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni shprehet se veprimet e policisë janë të papërgjegjshme, duke thënë se hyrja e forcave të rendit në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë është një veprim që e indinjon.

Statusi i tij:

Në vijim të ngjarjeve që ndodhën sot në Fakultetin e Ekonomisë dhe të Drejtësisë, si Rektor i Universitetit të Tiranës por edhe si pedagog prej shumë vitesh, shpreh indinjatën time të thellë personale për veprimet totalisht të papërgjegjshme të disa prej anëtarëve të forcave të rendit në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë.

Studentët e UT janë në të drejtën e tyre legjitime për të protestuar si qytetarë të lirë të një vendi demokratik, për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre për një arsim cilësor dhe bashkëkohor!

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet