×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Konflikti i përgjakshëm Tërnova-Shehu për Galeritë e Kromit në Bulqizë

Fadil Ternova 29 vjeçari ndaj të cilit u bë një atentat me armë mbrëmjen e së hënës në Bulqizë ka një histori të pasur me veprimtari kriminale dhe ajo që vlen më shumë të përmendet është saga e hakmarrjeve dhe konflikteve të armatousra mes tij dhe vëllezërve Shehu e nisur që në vitin 2009. Dominimi, marrja e kontrollit me dhunë, kërcënimi, shantazhi, rrëmbimi madje dhe vrasjet janë fjalitë përshkruese të një konflikti disa vjeçar të nisur mes Familjes Ternova dhe familjes Shehu. Ternova është nga fshati Vajkal, Bulqizë, ndërsa familja Shehu janë banorë të fshatit Fushë Bulqizë. Fadil Ternova dhe vëllezërit Shehu janë kushërinj mes tyre (nëna e të pandehurit dhe babai i të dëmtuarit janë kushërinj të parë).Konflikti mes tyre ka nisur në dhjetor të vitit 2009 ku Fadil Tërnova dhe Shefqet Shehu takohen me njëri tjetrin në një lokal për të zgjidhur një konflikt për çështjen e galerive të kromit. Gjatë debatit ata shkëmbyen fjalë fyese deri kur kulmoi me rrëmbimin dhe dhunimin që i është bërë Fadil Ternovës nga vëllezërit Shehu. Sipas pretendimeve në gjykatë ata e kishin dhunuar me dru në zonën e “Qafë Buallit”, i fikën telefonin dhe më pas e morën me makinë dhe e hodhën anës rrugës pranë tokës së të riut. Ky i fundit ka pretenduar se në atë zonë kishte të fshehur një pistoletë dhe pak minuta më vonë në zonë ka kaluar Vehap Shehu me makinë sëbashku me një person tjetër dhe aty si pasojë e shkëmbit të zjarrit ka mbetur i plagosur Vehap Shehu. Për këtë ngjarje në një proces të zgjatur gjyqësor prej 8 vitesh Fadil Ternova u dënua me dy vite burg.

Por historitë e konflikteve dhe mosmarrëveshjeve mes palëve do vijonin më tej. Me 20 Prill 2013 një përplasje me armë në një lokal në qendër të Bulqizës shkakton dy të plagosur dhe një të vdekur. Sipas informacionit zyrtar në atë kohë u mësua se dy vëllezërit Shefqet dhe Vehap Shehu kishin vajtur të armatosur dhe kishin tentuar të vrisnin Fadil Ternovën i cili ishte i ulur në një lokal sëbashku me të vëllain Luanin dhe disa kushërinj. Fadili plagoset me një plumb në gjoks por arrin tu kundërpërgjigjet me armën që kishte në brez duke qëlluar biznesmenin Shefqet Shehu të cilin e ekzekutoi me dy plumba një në kokë dhe një në gjoks ndërsa plagosi dhe vëllain tjetër të tij Vehap Shehu. Për ngjarjen Gjykata dënoi autorët ndërsa konflikti mbeti i hapur. Ngjarja e së hënës ( 11 Dhjetor 2017 ) po hetohet në pistën e hakmarrjes nga vëllezërit Shehu ndërsa historia e konfliktit është një sagë hakmarrjesh dhe përplasjesh që ka sjellë viktima të shumta dhe të plagosur pa arritur të zgjidhë plotësisht çështjen në fjalë. Sipas të dhënave në proceset gjyqësore mes palëve zanafilla e sherrit ishte konflikti për dominimin në galeri të caktuara të kromit dhe veçanërisht ato të zonës D të cilat tashmë zotërohen plotësisht nga një koncesionar privat. Manovra që u bë në vitin 2009 me koncesionet e kromit në Bulqizë, lejoi hapësirat abuzive edhe për individët privatë. Zaptimi i galerive kryesisht në Zonën D, solli punësimin në të zezë të banorëve që punonin për të siguruar bukën e gojës. Më të fortët vendosën gardhin e tyre nëpër galeri, ku ruanin territorin dhe menaxhonin biznesin. U ndanë në disa grupe, ku përfaqësonin miqësi, fise, familje apo krushqi. Fillimisht pati përplasje mes dy fiseve Tërnova dhe Shehu, zotërues të mjaft galerive, por edhe me lidhje gjaku mes tyre, kushërinj. Konkurrenca dhe mosmarrëveshjet degjeneruan në një rrahje masive në qytet. Mosmarrëveshjet për donimin në galeritë e kromit kulmuan në vitin 2009 mbi 8 viktima të grupeve të ndryshme rivale në zonë./sosnews.al

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Dy inxhinierë dhe dy punëtorë miniere humbin kontaktet me familjen, dyshohet se mund të jenë izoluar në galeri

Dy inxhinierë dhe dy punëtorë miniere humbin kontaktet me familjen, dyshohet se mund të jenë izoluar në galeri

Publikuar më 28.10.2020
Dy inxhinierë miniere dhe dy punëtorë të minierës në Selisht...

Dy inxhinierë miniere dhe dy punëtorë të minierës në Selishtë raportohet të kenë humbur kontaktet me familjen e tyre. Policia e Dibrës bën me dije se familjarët kanë denoncuar rastin, ndërsa ka dyshime se ata mund të jenë bllokuar në galer. Njoftimi  Me datë 28.10.2020, rreth orës 18:15, shtetasi S. H., ka telefonuar Sallën Operative […]

Lexo më shumë

Richard Grenell bën thirrje për komunitetin shqiptar në Amerikë në prag të zgjedhjeve

Richard Grenell bën thirrje për komunitetin shqiptar në Amerikë në prag të zgjedhjeve

Publikuar më 28.10.2020
Richard Grenell, i dërguari special i presidentit amerikan, ...

Richard Grenell, i dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi u është shqiptaro-amerikanëve përmes një video mesazhi duke i inkurajuar që ta pranojnë atë se Donald Trump ka punuar shume për paqen në Ballkan dhe normalizimin ekonomik Kosovë-Serbi. Grenell në këtë mesazh thotë se shpreson se shqiptarët do të bëjnë çmos për […]

Lexo më shumë

COVID 3/ Rakacolli: Do jenë funksional 50 shtretër, gati stafi mjekësor, 80 infermierë në trajnim

COVID 3/ Rakacolli: Do jenë funksional 50 shtretër, gati stafi mjekësor, 80 infermierë në trajnim

Publikuar më 28.10.2020
Zv/Ministrja e Shëndetësisë dhe kryetarja e Komitetit Teknik...

Zv/Ministrja e Shëndetësisë dhe kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli e ftuar në studion e ABC News, me gazetarin Endri Xhafo, deklaroi se kapacitetet spitalore janë duke u ezauruar. Sipas saj, ka ende 40 shtretër të lirë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, të gatshëm për të pritur pacientët që kanë nevojë për trajtim të […]

Lexo më shumë

“Aty ishte mirë, me rregulla siç i kemi në islam”, flet për herë të parë pas 7 vitesh në Siri, Floresha Rasha

“Aty ishte mirë, me rregulla siç i kemi në islam”, flet për herë të parë pas 7 vitesh në Siri, Floresha Rasha

Publikuar më 28.10.2020
Floresha Rasha rrëfen 7 vitet e kaluara në Siri, humbjen e d...

Floresha Rasha rrëfen 7 vitet e kaluara në Siri, humbjen e dy burrave që iu bashkuan ISIS dhe vdekjen e vajzës 16-vjeçare. Ajo mbërriti në Shqipëri ditën e djeshme me tre fëmijët e saj. Ajo thotë se jeta në Siri ishte mirë, me të gjitha rregullat që ka feja islame, ndërsa tregon se aty ka […]

Lexo më shumë

A rrezikon Shqipëria një tjetër mbyllje? Brataj: Jemi ende tek skenari i dytë, e pritshme rritja e rasteve me COVID-19

A rrezikon Shqipëria një tjetër mbyllje? Brataj: Jemi ende tek skenari i dytë, e pritshme rritja e rasteve me COVID-19

Publikuar më 28.10.2020
Kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skëndër Brataj deklar...

Kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skëndër Brataj deklaroi se deri tani për menaxhimin e situatës së pandemisë së koronavirusit, po vijohet me skenarin e dytë. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Brataj tha se deri më tani situata është e menaxhueshme, ndërsa theksoi se rritja e numrit të të prekurve ishte e pritshme […]

Lexo më shumë

Media greke: Tirana “varros” vrasjen e Konstantinos Katsifas, çështja do të shkojë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut

Media greke: Tirana “varros” vrasjen e Konstantinos Katsifas, çështja do të shkojë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut

Publikuar më 28.10.2020
Shtatorin e kaluar, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis i kisht...

Shtatorin e kaluar, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis i kishte kërkuar homologut të tij shqiptar – gjatë vizitës së tij në Athinë – për përfundimin e shpejtë të procedurave dhe lëshimin e një përfundimi mbi vrasjen e Katsifas. Proto Thema ka publikuar sot një shkrim lidhur me vrasjen e Katsifas me armë në dorë, duke shtuar se, […]

Lexo më shumë

Shifra jo të mira për gratë/ Barazia gjinore në ushtri dhe Politikën e Jashtme është 100 vite larg (Studimi)

Shifra jo të mira për gratë/ Barazia gjinore në ushtri dhe Politikën e Jashtme është 100 vite larg (Studimi)

Publikuar më 28.10.2020
Megjithëse gratë përbëjnë afërsisht gjysmën e popullsisë së ...

Megjithëse gratë përbëjnë afërsisht gjysmën e popullsisë së botës, ato mbeten kryesisht të nënpërfaqësuara në domenin tradicionalisht të dominuar nga meshkujt të politikës së jashtme dhe të mbrojtjes, thekson indeksi i sapo publikuar nga Euractiv. Indeksi shqyrton përqindjen e grave në politikën e jashtme dhe të sigurisë, ushtrisë, policisë, si dhe në diplomaci dhe industrinë […]

Lexo më shumë

“Urime! Numri juaj është zgjedhur si fitues i 700 mijë USD”, Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët për skemën “Mashtrimet Nigeriane”: Çfarë duhet të dini

“Urime! Numri juaj është zgjedhur si fitues i 700 mijë USD”, Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët për skemën “Mashtrimet Nigeriane”: Çfarë duhet të dini

Publikuar më 28.10.2020
Njësia për Hetimin e Krimeve kompjuterike i vjen në ndihmë q...

Njësia për Hetimin e Krimeve kompjuterike i vjen në ndihmë qytetarëve, për parandalimin e mashtrimeve nëpërmjet aplikacioneve të mesazhit, me qëllim përfitimin. Njësia për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale, në vazhdimësi të punës së saj të përditshme, prej disa kohësh ka evidentuar një fushatë mesazhesh të cilat po dërgohen në telefonat […]

Lexo më shumë