Konflikti për pronën, i riu qëllon me armë gjahu pronarin e furrës në Kavajë

Një plagosje me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kavajë, ndërsa autori është arrestuar menjëherë nga policia.

Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se në pranga është vënë shtetasi me inicialet S. T., 26 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Kavajës në ambientet e një furre buke, për shkak të një konflikti pronësie ka plagosur me armë gjahu pronarin e furrës, shtetasin E. K., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit S. T., për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet