Koncert bamirësie në Gjermani, artistët shqiptarë bashkohen për të prekurit nga tërmeti

Tërmet i 26 nëntorit shënoi një bilanc tragjik me 51 viktima dhe la pas shumë shtëpi të shkatërruara dhe familje të tëra pa një çati mbi kokë. Kjo ngjarje e rëndë nuk është harruar ende nga shqiptarët, prandaj fushatat e bamirësisë për të ndihmuar ata që kanë mbetur të pastrehë vazhdojnë ende.

Së fundmi, me këtë ngjarje janë sensibilizuar edhe disa artistë shqiptarë, të cilët kanë vendosur të organizojnë një koncert bamirësie në Dusseldorf të Gjermanisë, për të ndihmuar familjet e prekura.

Këtë gjë e ka zbuluar motra e Elvana Gjatës, Migena, përmes një postimi në “Instagram”. Migena Gjata është një soprane mjaft e njohur dhe së bashku me disa instrumentistë shqiptarë si: Gjergj Lalazi, Jola Shkodrani, Mirela Zhulali, Erjona Jaho, Enis Hotaj, do të performojë për të mbledhur të ardhura për të prekurit nga tërmeti.

Ky koncert do të mbahet në datën 2 shkurt dhe Migena i ka falënderuar të gjithë ata që i kanë mbështetur artistët në këtë kauzë. Në ftesën që ju bëhet të gjithëve për koncertin thuhet se të ardhurat e mbledhura prej tij do të përdoren për projekte shtëpish, dhe për të mbështetur familjet e varfra. Në të do të luhen pjesë nga Antonio Vivaldi dhe Johann Sebastian Bach, por edhe të disa kompozitorëve shqiptarë. /L. Resulaj/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet