Komplimentoi kolegun, prezantuesja nga Kuvajti pushohet nga puna

Një batutë ndaj kolegut të saj të punës, i ka kushtuar shumë një prezantueseje, pasi ajo menjëherë është hequr nga puna.

Objekt diskutimi është kthyer një prezantuese në një televizion në Kuvajt, e cila për hir të kujdesit ndaj kolegut, është shkarkuar nga detyra.

Në një emision mbi zgjedhjet vendore në Kuvajt, duke i kaluar linjën kolegut të saj, ajo i tha të mos i rregullonte më kufjet, pasi ishte i bukur ashtu siç ishte.

Kjo video ka shkaktuar një valë komentesh. Kryeministri i Kuvajtit, Mohammed Al Hayef, i shkroi në Twitter ministrit të Informacionit, duke i kërkuar që të merrte masa ndaj prezantueses.

Prezantuesja u pezullua, dhe tani po hetohet incidenti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet