×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Kompensimi i pronave me kërkesë të veçantë/ Rreth 108 milionë lekë për 8 pronarë, buxhetit i kursehen 169 milionë lekë

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka njofton se më datë 30 qershor të 2020-ës ka përfunduar procesin e shqyrtimit administrativ të disa aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, të paraqitura nga subjektet e interesuar. 

Aktualisht ka përfunduar shqyrtimi administrativ i 9 aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, nga të cilat, për 8 aplikime ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtyre aplikimeve, pasi kanë rezultuar të jenë në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara ndërsa për 1 aplikim ATP ka vendosur përfundimin e procedurës administrative, pasi kanë rezultuar të jenë jo në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara.

Fondi financiar, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë në total për subjektet përfitues të 8 aplikimeve sipas kërkesave të tyre, është në vlerën e rreth 108 milionë lekë nga të cilat rreth 23 milionë lekë do të lëvrohen menjëherë si këst i parë, ndërsa pjesa tjetër do të lëvrohet me këste çdo fillim viti buxhetor, bazuar në mënyrën e përfitimit të kompensimit për të cilën ka aplikuar subjekti.

Njëkohësisht bëhet me dije se, nga përfundimi i trajtimit të këtyre 8 aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, Buxhetit të Shtetit i kursehet në total një fond në vlerën e rreth 169 milionë lekë.

Të dhënat në lidhje me vendimet e subjekteve të shpronësuara që përfitojnë dhe atyre për të cilët ATP ka vendosur përfundimin e procedurës administrative, si dhe përfaqësuesit me prokurë të tyre, jepen në listat bashkëlidhur këtij njoftimi. Ndërkohë, Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton subjektet e interesuara se kësti përkatës për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

Lista me emrat e përfituesve:

1 248 1 9 1995 TIRANE MALIQ REKA FARUK REKA 20%
2 299 7 7 1995 TIRANE HAXHI VELIU ADRIAN BERBERI 40%
3 165 10 7 1995 TIRANE HYSEN LUGA HYSEN MENERI 40%
4 233 10 7 1995 TIRANE LUTFI TOLA LUTFI TOLA 40%
5 252 27 7 1995 TIRANE MUSTAFA BERBERI ISMAIL BERBERI 40%
6 431 9 10 1995 TIRANE MALIQ KULLAKSHI ELIDA NIKA 40%
7 284 23 10 1995 TIRANE NIKOLLA ZADRIMA FILIP ZADRIMA 40%
8 744 31 10 1996 TIRANE BAJRAM TOQI AIDA KADISI 40%

Lista me emrat që janë në mbyllje procedimi: 

1 1161 10 2 1995 TIRANE QANIJE, SHYQYRI, LUTFIJE, DYLBER BALLVORA PRANVERA LAHI 1136 26.09.2017

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nismë ligjore për rregullimin e profesionit të agjentit të pasurive të paluajtshme, të drejtat dhe detyrimet

Nismë ligjore për rregullimin e profesionit të agjentit të pasurive të paluajtshme, të drejtat dhe detyrimet

Publikuar më 15.07.2020
Ministria e Drejtësisë ka miratuar një projektligj i cili sy...

Ministria e Drejtësisë ka miratuar një projektligj i cili synon që të rregullojë profesionin e agjentit të pasurive të paluajtshme. Sipas ministrisë qëllimi fillestar i kësaj nisme ligjore është rregullimi brenda standardeve i këtij profesioni të lirë ashtu sikurse veprohet sot me profesione të tjera si noteria, avokatia apo përmbaruesi. “Përcaktimi i rregullave kombëtare për […]

Lexo më shumë

Procedura për kompensimin financiar të pronarëve, pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimet informale

Procedura për kompensimin financiar të pronarëve, pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimet informale

Publikuar më 14.07.2020
Në zbatim të VKM Nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e ...

Në zbatim të VKM Nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton: Fillimin e procesit të pranimit të kërkesave për kompensimin e pronarëve të pasurive të […]

Lexo më shumë

Ndërtimet para vitit 1991/ Procedura për të marrë tapinë, përfitojnë 16802 shtëpi në të gjithë vendin

Ndërtimet para vitit 1991/ Procedura për të marrë tapinë, përfitojnë 16802 shtëpi në të gjithë vendin

Publikuar më 14.07.2020
Shtëpitë e ndërtuara para muajit gusht të vitit 1991 dhe nuk...

Shtëpitë e ndërtuara para muajit gusht të vitit 1991 dhe nuk janë të pajisur me certifikatë pronësie, tani do të mund të pajisen me tapi. Prej 29 vitesh, janë në total 16804 ndërtime të cilat presin dokumentin e pronësisë. Për ndërtimet që nuk ka akte të fitimit të pronësisë, do të jepet tapia vetëm nëse […]

Lexo më shumë

13 dokumentet që duhet të dorëzoni për procesin e regjistrimit të pallateve pa hipotekë

13 dokumentet që duhet të dorëzoni për procesin e regjistrimit të pallateve pa hipotekë

Publikuar më 10.07.2020
Agjencia Shtetërore e Kadastrës njofton se për zgjidhjen e n...

Agjencia Shtetërore e Kadastrës njofton se për zgjidhjen e ngërçit të krijuar ndër viti, banorët nuk mund të paraqesin kërkesat për regjistrim në mënyrë individuale, por nëpërmjet personit të zgjedhur, i cili do të luajë rolin e administratorit të procesit. Legalizimi i apartamenteve të braktisura nga investitori, nuk mund të nisë nga ana e  Agjencisë […]

Lexo më shumë

Akordohen 4.8 miliardë lekë për rindërtimin pas tërmetit, si do të përdoren dhe ku

Akordohen 4.8 miliardë lekë për rindërtimin pas tërmetit, si do të përdoren dhe ku

Publikuar më 09.07.2020
Këshilli i Ministrave ka vendosur përdorimin e fondit prej r...

Këshilli i Ministrave ka vendosur përdorimin e fondit prej rreth 4.8 miliardë lekë për rindërtimin pas tërmetit në bashkitë që u dëmtuan rëndë nga goditja e 26 nëntorit. Sakaq, 67% e këtij fondi shkon për Bashkinë e Durrësit, e cila pësoi edhe dëmet më të mëdha nga tërmeti me pasoja shkatërruese. Ky fond do të […]

Lexo më shumë

Miratohet fondi prej 580 milionë lekësh për kompensimin e pronarëve, qytetet

Miratohet fondi prej 580 milionë lekësh për kompensimin e pronarëve, qytetet

Publikuar më 09.07.2020
Ditën e djeshme qeveria mori një vendim në lidhje me kompens...

Ditën e djeshme qeveria mori një vendim në lidhje me kompensimin e pronarëve në disa qytete. U miratua fondi prej 581.5 milion lekësh me qëllim kompensimin e pronarëve të tokave, mbi të cilat janë ndërtuar dhe legalizuar ndërtime. Sipas vendimit, fondi në fjalë parashikohet të përdorët për kompensimin e pronarëve në qytetet: Gjirokastër Korçë Elbasan […]

Lexo më shumë

Pandemia uli aplikimet me 68%, Komisioni i Ekonomisë miraton shtyrjen e rivlerësimit të pasurive

Pandemia uli aplikimet me 68%, Komisioni i Ekonomisë miraton shtyrjen e rivlerësimit të pasurive

Publikuar më 07.07.2020
Shtyhet për në 31 dhjetor 2020 rivlerësimi i pasurive të pal...

Shtyhet për në 31 dhjetor 2020 rivlerësimi i pasurive të paluajtshme. Sipas Ministrisë së Financave vetëm për periudhën 18 mars deri më 18 maj 2020 numri i aplikimeve për rivlerësim ka rënë me 68%. Në total deri në mars janë rivlerësuar 15 mijë prona, ndërsa për periudhën më pas deri në fund të muajit maj […]

Lexo më shumë

Amnistia e shtëpive/ Afat deri në fundvit për aplikimet, kur pritet miratimi

Amnistia e shtëpive/ Afat deri në fundvit për aplikimet, kur pritet miratimi

Publikuar më 03.07.2020
Shtyhet deri në fund të vitit amnistia për rivlerësimin e sh...

Shtyhet deri në fund të vitit amnistia për rivlerësimin e shtëpive përkundrejt një detyrimi tatimor 3 për qind. Nisma ligjore për shtyrjen e afatit është depozituar në muajin qershor në Kuvend dhe pritet të zyrtarizohet brenda këtij muaji. “BIRN” shkruan se qeveria shqiptare ka marrë një numër relativisht të ulët aplikimesh për rivlerësim pronash për […]

Lexo më shumë