Komisioni i Ligjeve, KQZ kërkon fonde shtesë

Publikuar më 13. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Në Komisionin e Ligjeve po shqyrtohet projekti për buxhetin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Përfaqësuesi i KQZ, Klement Zguri bëri një ekspoze të gjithë fondit që ka në dispozicion. Po ashtu Zguri kërkoi disa fonde shtese për logjistike dhe infrastrukture.

Debati në Komisionin e Ligjeve

Klement Zguri: Kërkojmë fonde shtesë për logjistikë dhe infrastrukture. Magazina që kemi kërkon investimet dhe rikonstruksion. Ne po punojmë me makina të vitit 1994 dhe janë jashtë përdorimit.

Bashkim Fino: Ne kemi financuar gjithmonë KQZ. Me këtë projekt buxhet është në rregull, janë shtuar dhe 6 punonjës në KQZ, është shtuar dhe fondi i pagave. Problemet janë çështje të dorës së dytë. Nëse ka nevojë për një magazinë e ja japim se kalon direk me VKM.

Përfaqësuesja Ministria e Financave: Buxheti është i mjaftueshëm për KQZ-në.

Oerd Bylykbashi: Çështje a e reformës zgjedhore nuk ka lidhje me buxhetin. Është detyrimi ynë që ti japim ato para që tani, KQZ-në. Në si Parlament nuk i kemi dhënë fondet e mjaftueshme. Flasim për ata që është sot, një gur themeli është administrata, dhe duhet ti menaxhoj jo vetëm në vitin zgjedhor. Kemi tentativa për ç’bërjen e pavarësisë së këtij institucioni. Këto që kërkon janë bazë, magazinat për ruajtën e materialeve është primare. Gjithmonë ka qenë në vështirësi. Duhet të pajiset me çdo gjë që kërkon