Komisioni i Ligjeve diskuton hedhjen e shortit për emërimet në drejtësi

Komisioni i Ligjeve po diskuton për hedhjen e shortit të emërimeve të drejtësi. Opozita ka ngritur pretendime, duke thënë se nuk mund të ketë short pa u bërë vettingu në politikë.

Oerd Bylykbashi foli si përfaqësues i opozitës. Ai tha se trajtimi i shortit është i paligjshëm. “Trajtimi i shortit për emërimet në drejtësi është i paligjshëm”, tha Bylykbashi. Kuvendi pritet që sot në orën 10.00 të hedhë shortin për anëtarët e Këshillave për Emërimet në Drejtësi, KED.

Shorti që do të hidhet në sallën e Kuvendit është i hapur dhe do të zhvillohet në prani të Avokatit të Popullit; përfaqësuesve nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë; përfaqësuesve të grupeve parlamentare; anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Monitorimit; përfaqësuesve të përfaqësive të huaja diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë dhe organizatave partnere ndërkombëtare.

Presidenti Ilir Meta kishte afat për të hedhur shortin deri më datë 5 dhjetor por kreu i shtetit ashtu si edhe një vit më parë vendosi që të mos e hedhë shorteun pasi sipas tij ka një vakum ligjor. Ngritja e KED dhe bërja e këtij institucioni funksionale, pritet të plotësojë shtatë vende vakante në Gjykatën Kushtetuese.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet