Komentet me “emoji”, “Instagrami” lehtëson procesin

Rrjeti social më i përdorur nga të rinj vjen me një tjetër ndryshim për sa i përket komenteve me “emoji”. Tanimë “Instagrami” e ka shkurtuar rrugën e gjetjes së figurave që përdoren në komente, duke i vendosur ata më të përdorurat mbi tastierën tuaj.

Tipari i ri u shfaq të enjten, por ka qenë në testime publike që nga maji, si në Android ashtu edhe në “iOS”. Shiriti i ri me “emoji” nuk do të shfaqet në zona të tjera ku përdoret tastiera, kjo është parë si rrugë për të ndihmuar përdoruesit në shkurtimin e kohës që ju duhet për të komentuar.

Shkurtesat e reja të personalizuara të “emoji” janë tani në dispozicion në përditësimin e fundit të “Instagram” në Android dhe “iOS”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet