Komedia e dramës familjare pa krismat e kobures!

Foto 1 nga 1 Pas Para

Nga Miho Gjini

Kjo “hata” do te ndodhte në një komedi te francezit të madh Andre Roussin që e lozën bukur aktorët e trupës teatrore te Gjirokastrës  në Dibër te Maqedonisë, ku është duke u zhvilluar përsëri një festival i artit skenik shqiptar. Pikërisht në këto ditë, kur në këtë vend thuajse deshtoj një plebishit popullor e bëhet  komedi me një fenomen bashkëkohorë, kur gazetat e shqiptarëve e ekranet televizive të të gjitha kanaleve, pa përjashtim , janë të mbushura me drama ndarjesh e dhunimesh familjare, ku nuk janë te pakta edhe krismat e kobureve, tradhetitë bashkëshortore e kurvërimi i hapët. Dhe është një Andre Roussin, anëtar i Akademisë Frenge, dramaturg e komediograf i shquar, që do të na bëjë të qeshim fort, me aspekte të këtyre ngjarjeve të shpeshta të “pasqyrës së thyer” të jetës në cift e jashtë saj,  të atyre marrëdhënive e të sherreve të rrezikëshme të cifteve te martuara e të pamatuara, që perfundojnë shpesh me divorce, të shpuara nga thika, apo edhe pa vrasje tronditëse, përmes gjuhës therrëse të një komedie!

Pra, edhe këtu bëhet teatër, ndërkohe që ngjarje të tilla janë kaq të shpeshta edhe sot e kësaj dite, edhe pas afro 100 vjetëve nga koha e daljes së kësaj komedie të mprehtë që ka “shetitur botën”. Kur lypset gjithmonë një mesazh njerëzor per t’u ngitur në skenë rishtazi e për tu servirur nga regjisor të tillë, si Vasil Cuklla i Gjirokastrës, apo nga artist-organizator festivalesh, si Ylber Nuredini i Dibres, që ka 17 vjet rresht qe bëjnë festivale komedish  e dramash shqiptare , që teatri ynë të mbijetojë edhe në kohë krizash e ngërcesh të politikës, duke lëvruar fort bukur gjuhën shqipe!

Është nje teme shumë e njohur kjo e komediografit te vendit të Molierit, e spostuar ne kohën e sotme, përherë aktuale, por krejt ndryshe në këndveshtrimin e vet: Nje grua e thjeshtë që ka bërë një lidhje martese mbase të gabuar me një person inert, të pazotin si burr, që është i rregult si qytetar e si pagues taksash ,po që e sheh martesën si rutinë, doemos , edhe ajo e pazonja ta prishë martesën, që do të krijojë një tjetër lidhje, me një tjeter burrë, e cila e bënë këte, si normë të lirë jetese, si aventurë, do të perfundojnë në një krvat, tashmë të zbuluar, si gjithmonë nga gënjeshtra e rastësia. Po koburja nuk do të kërcase, duke e tjerur këtë në vet absurdin e një jete të tillë, herë qetvsisht e herë me shkrepje të rreme, herë mes ballafaqimesh të tensionuara, herë me helmime  dhe herë me një “paqe gënjeshtare”, kur bashkejetesa do te shtyhet ne absurdititin e vet: Burri impotente do që ta mbajë gruan e tij me cdo kusht, “Don Juani” që nuk i ndahet “ jetës se lirë”, ndërsa gruaja  që kërkon të dalë nga kjo torturë jete e nuk del dot prej saj! Janë që të tre personazhet  pre te dramës se rënd  familjare, një veshtrim komik, me po atë “zgjidhje” absurd, gjoja të qetë !

I ndodhur perpara ketij “trekendëshi alla Molier”, regjisori Vasil Cuklla “godet” ne ato aspekte të përditshmërisë tonë të martesave e të lidhjeve dashurore, me armën e satires që fshikullon edhe të mjerin burrë, edhe gruan që nuk do të privohet  tërë jetën nga dashuria e burrit, për të patur edhe fëmijë, po edhe tipin e aventurierit , i cili vete “lule më lule” per ta “gëzuar” jetën e vetë në boshllëk. Në dilemën se “kush duhet vrarë e kush duhet falur”, ai do të mbetet në dilemën e një e stauskuoje, kur nuk di ç`të bëjë, i “mbërthyer” nga vetë jeta e zakonshme në rutinore, po edhe nga “forca e ligjit”.

Krijohet kështu një ndijesi e dhimbshme, përbrenda kësaj vorbulle, kur për habinë tonë , personazhet do të mbeten për mjaft kohë në të njëjtën shtëpi e do të shtrihen në të njëjtin krevat, tek i cili nuk spekullohet si ne shumicën e komedive të tilla që luhen nëpër skenat tona, tashmë të “shliruara  nga censura”! Komedia do të trashet me ngatrrime-keqkuptime e situata që ndodhin, duke parë se rrugë-zidhjet me mjetet e dhunës mbarojnë. E regjisë i mbetet t’a jap mesazhin e moralit nëpërmjet femres, e cila duhet të mbrojë të drejtën për një jetë emancipuese në moralin e së drejtës. Personazhet vuajnë dramat e tyre, që nuk kanë ditur të jetojnë së mbari e bëmat e tyre do të shkaktojnë  të qeshura. Janë të qeshurat e mjerimit njerëzor , me fajtorë e me të pafajshëm!

Të gjitha keto zik-zake të “trinitetit të shenjtë” jepen po prej dramës së tyre komike që abstragohet e shkoqitet po kaq dhimbshëm , me detyrimin  e një “kapitullimi” të mjerueshëm nga njëra palë dhe me triumfalitetin  e “fitores” që del nga kjo shtrengesë, pa të vdekur nga thika e shkrepja e koburës. Inerpretuesit janë te motivuar po në “guackat” e tyre, si të zënë nëpër “ qarqe zogjsh” nga vete jeta që janë të detyruar të bëjnë. Veçanerisht, burri Adolf Tesje, që aktori Klement Konomi e sjell këtu pas një konstatimi të dhimbshem , kur e shoqja e tradhëton me nje tjater burrë! …Guximi i tij për ta vrarë të dashurin e gruas së vet do të bjerë nga po ajo mefshtësi që e ka shoqëruar tërë jetën, koburen nuk do ta shkrep dot dhe do të mbetet po aq mjeran e i nëneshtruar, duke bluar veten, derisa të katandiset të pranojë po aq dhimbshëm pozicionin e ri të se shoqes me pertnerin e ri, por pa e rrënuar tashmë as ndarjen ligjore me të,-gje qe shkakton në publikun që e sheh keqardhjen eksreme! Në të kundërtën Don Juani  me emrin Zherar de Val, i interpretuar  nga aktori Rrapo Hekurani edhe pse pas të papriturash të pa dëshiruara nga vet ai , po edhe nga të tjerët, do të jetë deri në fund po ay kryeneç i përkedhelur i  aveturave të dashurisë, po aq joshës edhe i zjarrtë, që të mbijetoj edhe mbi gënjeshtrat që i sajon po vet, për ta gëzuar jetën që i ofrohet, me çdo çmim e në çdo rrethanë që i paraqitet. Dhe, në mes tyre, “molla e sherit”, Nina Tesje, e shoqia tradhetore e Adolf Tesje, e interpretuar prej aktores Liliana Ristani, me aftësinë, zhdërvjelltesinë  e elegancën e një gruaje mondane, që kërkon e do që ta gjej jetën e saj katercipërisht, pa qenë robinë e një njeriu impotetent e rutinor, pa i’u trember qerpiku të bëjë të pamudurën për të rifituar jetën e humbur, si edhe lirinë e dinjitetin e saj si femër.

Kjo shfaqje e gjatë, e cila të duket fare e shkurtër dhe e bukur, në saje të situatave të këndshme e pa teprime, si në komedi të tjera , ku më shumë qeshin aktorët se sa spektatorët, luhet në pragun e festimit te 50 vjetorit të këtij teatri modest, me fare pak aktorë në organikë, duke iu pergjigjur fort mirë edhe aktualitetit tonë të mbushur me bëma të tilla që duhen “shigjetuar” medoemos, e jo të bëhen “theatro” nëpër salla gjyqesh, faqe të panumërta gazetash e “mbushje” emosionesh të pafundme televizive, si shëmtime të shqerisë tone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet