Kolegji pranon kërkesën e PS, shpërndahet këshilli bashkiak në Urën Vajgurore

Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për shpërndarjen e mandateve për këshilltarët bashkiakë të Bashkisë së Urë Vajgurore, pjesë e qarkut të Beratit.

Vendimi i Kolegjit ka ardhur pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk ka arritur të votojë me kuorumin e nevojshëm. KQZ-ja nuk mund të certifikonte Këshillat Bashkiakë, pasi nuk kishte 5 votat e mundshme që duheshin duke qenë se në çdo vendim që është marrë për 30 Qershorin, kryetari i KQZ-së, Klement Zguri ka votuar kundër.

Kujtojmë që po sot opozita i kërkoi Kolegjit Zgjedhor të pezullonte dhënien e mandatave për këshillat bashkiake deri sa Gjykata Kushtetuese të vendosë mbi kërkesën që Shoqata e Bashkive ka depozituar pranë kësaj gjykate për kushtetutshmërinë e votimeve të 30 qershorit.

Sipas opozitës, për shkak të kësaj kërkese, Kolegji Zgjedhor ka pengesë ligjore për të bërë shpërndarjen e mandateve të Këshillave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet