Me kokën poshtë dhe duart në pranga, si u arrestua i “forti” i Elbasanit (VIDEO)

Publikuar më 07. 12. 2017 nga Eno Shkëmbi

U prangos sot nga policia në një pikë loto-sporti në rrugën “Rinia” në Elbasan një të kërkuar, anëtar të fisit Çapja, i akuzuar dhe dënuar në Itali, si pjesë e një organizate kriminale të trafikut të kokainës.

40-vjeçari Besnik Çapja njihej edhe me 2 emra të tjerë Besnik Bylyku dhe Kliton Prifti dhe falë tyre kishte arritur t’i shpëtonte deri tani policisë.

Blutë kanë publikuar pamjet e para të prangosjes, ndërsa Çapja shoqërohet nga disa makina policie, ndërsa në oborrin e Komisariatit të Elbasanit, i kapur nga dy policë, ai shihet me duar pas shpine të prangosura dhe me kokën poshtë.

Besnik Çapja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që më datë 28.11.2017, nga Interpol Roma, pasi autoritetet Gjyqësore në Torino, më datë 1 qershor 2017 e kanë dënuar me 6 vjet e 4 muaj burgim, për “Pjesëmarrjes në Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.