Kokëfortësia e Ramës dhe llumi politik shqiptar

Albert Nikollaj

Edi Rama u detyrua  qe në mitingun e Shkodrës, të lëpinte aty ku kishte pështyrë. I paaftë të shkelte në qytetin e veriut, si kryeministër i vendit, ai shkoi në Shkodër nën Besën e Tom Doshit, (njeriut që i e përjashtoi nga Partia Socialiste dhe e hodhi në rrugë para disa vitesh, pas një marrëveshje të fshehtë me Berishën dhe Metën). Ky i fundit u tregua malësor me besë e burrëri, pasi e mëshiroi kryeministrin, dhe tregoj se PS në Shkodër, nuk ka shanse të fitojë pa Prezencën e Doshit. Nuk do të më habiste fakti që Rama si konjukturalist i klasit të parë, të lëpijë edhe diku nga Bregu i Detit në të ardhmen, nëse nevojat elektorale, apo shpëtimi i lëkurës politike do t’ia kërkojnë. Para disa kohësh, në një analizë të botuar në gazetën Shekulli, unë e pata paralajmëruar Faktin se Kryeministrit Aktual (Edi Rama), i mungon klasi për të qenë Kryeminitër Rangu, e aq më pak një Politikan fleksibël… dhe për çudi pa kaluar akoma 6 muaj , veprimi i Ramës, dhe vajtja e tij në Shkodër e Vërtetoi  thënien time.  Ajo që më bën përshtypje në sjelljet e Kryeministrit aktual, është Kokëfortësia e tij prej mushke.

Ai ka vendosur të shkojë në zgjedhje më 30 qershor, dhe opozita ka vendosur të shkatërrojë zgjedhjet me 30 qershor… Fakti që gjithë kjo lojë nuk bën tjetër veçse dëmton Marrëveshjen e Aderimit në Bashkimin Evropian, tregon se kemi të bëjmë me një skenar të parapërgatit me kujdes , pikërisht për të penguar këtë proces, i cili në fund të fundit, dëmton popullin shqiptar, dhe i zgjat jetën një lloj pushteti hibrid mes diktaturës dhe Demokracisë.  Nga ana tjetër, Opozita e paaftë për të fituar zgjedhjet me vota, po kërkon ti fitojë ato në Tavolinë. Por ajo që dihet nga të gjithë, ështëse të gjitha Qeveritë e tavolinave, që nuk vijnë si Shprehje e Votës popullore, janë qeveri mafioze, dhe nuk duhen lejuar. Edi Rama e kishte aplikuar sistemin e qeverise se tavolinës në Marrëveshje me Lulzim Bashën para zgjedhjeve parlamentare të fundit, e cila nuk bëri gjë tjetër,  veçse tregoi se opozita kishte shteruar aq shumë, saqë nuk ishte në gjendje të fitojë zgjedhjet as kur ja kishin dhënë si “Dhuratë” Ministrinë e Brendshme. Çfarë fatkeqësie… Edhe tani, Rama e di fort mirë, se edhe sikur zgjedhjet të bëhen Nesër, Opozita është aq e dobët dhe Rrakitike  sa nuk mund ti fitojë ato… Atëherë nga kush trembet zoti Rama. Sigurisht nga Zullumet e veta… Por opozita kërkon të tregohet e fortë duke shtyrë zgjedhjet, dhe për këtë Presidenti u dha një dorë.

Meqenëse Opozita kërkon zgjedhje të reja lokale, loja më zgjuar politike do të ishte shtyrja për në shtator ose tetor, por me kushtin që në të njëjtën datë të zhvillohen edhe Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, por me kushte. Zgjedhjet Lokale dhe Parlamentare të realizohen në mënyrë  Elektronike, të ngjashme me zgjedhjet Lokale dhe Parlamentare që aplikon Belgjika, pra zgjedhje të pastra Demokratike. Nëse në tetor, populli me zgjedhje të ndershme do të konfirmonte Edi Ramën, kush do ta vinte në dyshim legjitimitetin e tij më pas… Por siç e kemi thënë, Rama nuk e ka Elasticitetin politik, dhe horizontin e duhur politik për të luajtur “Shah Mat” në politikë. Madje ai me Kokëfortësinë e tij mund ta dërgojë vendin në luftë civile… problemi është se një Tentativë për luftë civile, do të sillte Aplikimin e Kodit e Solidaritetit të NATOS, për intervenim kolektiv, ngaqë siguria e një vendi anëtarë, është në pikëpyetje. Dhe nëse NATO fut trupat, Kryeministri, Presidenti, dhe Drejtuesit e Opozitës, mund të përfundojnë në gjykatën e Hagës. Do të ishte një përfundim i turpshëm për të gjithë. Atëherë çfarë mbetet… Një marrëveshje për Zgjedhje Lokale dhe Parlamentare në shtator ose tetor, për të nënshkruar marrëveshjen procesit të Aderimit në Nëntor. Loja është shumë e thjeshtë!

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet