Kokëdhima u drejtohet të rinjve: Mos mbështesni vrasësit tuaj!

Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, publikoi në profilin e tij në “Facebook”, mesazhin e një të riu shqiptar që ka nisur jetën në Gjermani.

Duke perifrazuar Dorianin, që prej disa muajsh jeton dhe punon bashkë me të fejuarën në Baden, Kokëdhima analizon gjendjen e rëndë ekonomike në vend, ku të rinj pa perspektivë dhe që paguhen me rroga mjerane, zgjedhin emigrimin.

Ai u bëri thirrje të rinjve të mos largohen nga vendi dhe të mos mbështesin partitë e vjetra që janë vrasësit e shqiptarëve.

Status i Kokëdhimës

Doriani nga Tirana, 30 vjeç, prej një viti jeton në një qytet të vogël, në Baden të Gjermanisë bashkë me të fejuarën. Çdo ditë çohen në 5 të mëngjesit për të shkuar në punë dhe kthehen në mbrëmje vonë. Moti është i zymtë dhe pjesën më të madhe të kohës bie shi. Nuk ka si vendi yt, thotë me nostalgji ai. E pohon me bindje se nëse do të gjente një punë, me 80-90 mijë lekë në muaj, do të kthehej pa e menduar dy herë. Historia e Dorianit përmbledh me pak fjalë dramën e mijërave të rinjve shqiptarë. Po ikin një nga një, duke protestuar në heshtje. Këtu nuk po gjejnë më asnjë alternativë. Rritja e pagës mesatare, sipas burimeve zyrtare të INSTAT është mesatarisht nën 2 për qind, duke mos kompensuar as rritjen e çmimeve. Investimet e huaja, që do hapnin vende pune të mirëpaguara, mungojnë. Vetëm një grusht biznesesh, të lidhura me qeverinë, po pasurohen, të tjerët, përfshi dhe biznesin e vogël, po goditen pa mëshirë. Ikin prindërit, që nuk duan që fëmijët e tyre të rriten në një ambient pa perspektivë, ku vlerat po zhbëhen përballë korrupsionit që ka mbërthyer çdo qelizë të shtetit dhe shpresa për një të ardhme më të mirë është zhdukur. Ikin doktorët e infermierët, duke lënë pas një shoqëri të sëmurë, ikin specialistët e IT duke lënë pas një vend të pazhvilluar, ikin menaxherët, duke lënë pas një popull të varfër.

ZGJIDHA është e vetmja forcë që ka aftësinë, vizionin, planin, vullnetin dhe misionin ta ndalojë këtë hemorragji, të instalojë këtu liritë politike, ekonomike dhe qytetare, zhvillimin e gjithanshëm ekonomik dhe shpresën, një të ardhme të lumtur për rininë dhe për popullin tonë. Vetëm ZGJIDHJA ka platformën e duhur dhe qëllimin e lartë për ta çliruar këtë popull dhe këtë shtet nga mafia e partive të vjetra që i mbajnë peng dhe po na vrasin sistematikisht për më shume se një çerek shekulli. Mos bashkëpunoni me partitë e vjetra, mos mbështesni vrasësit tuaj! Servilët, militantët, tifozët dhe shërbëtorët e partive të vjetra, janë bashkëfajtorë për varfërimin ekstrem dhe dëbimin masiv të shqiptarëve nga trojet tona.

Mos e braktisni vendin tuaj! Bashkohuni Me Zgjidhja-n!

#ZgjidhjaPërShqipërinëQëDuam!

 

Të tjera

Enklava apo komuna?

Emilie Fort Pothuajse një vit më parë, kur shkëmbeva disa email-e, me një profesoreshë në Beograd, unë theksova përdorimin e…

Abissnet