Kokëdhima: Të bëhet reforma zgjedhore me standarde ndërkombëtare

Publikuar më 07. 12. 2017 nga Dionis Xhafa

Kryetari i partisë ZJIDHJA Koço Kokëdhima tha se reforma zgjedhore është mëma e të gjitha reformave. Ai shtoi se kjo reformë duhet bërë me standarde ndërkombëtare, pasi vetëm kështu shpëton Shqipëria. Për Kokëdhimën, Shqipëria është në thonjtë e dy partive politike të mëdha dhe po nuk u çlirua, do të mbetet përherë nën uzurpim.

“Reforma zgjedhore është mëma e të gjitha reformave. Kjo reformë duhet bërë dhe madje me standarde të mirëfillta ndërkombëtare. Shqipëria është kapur me thonj nga dy parti politike të mëdha si PS dhe PD. Po nuk pati reformë zgjedhore, këtu zgjedhjet do të jenë të kriminalizuara. Shqiptarët janë duke vuajtur rëndë papunësinë, varfërinë, kurse qeveria na shet gjoja arritje”, tha Kokëdhima.