Kokëdhima: Shqipëria nuk ka ligj elektoral skandaloz, si asnjë vend tjetër i botës

Publikuar më 07. 12. 2017 nga Dionis Xhafa

Kryetari i partisë ZGJIDHJA Koço Kokëdhima i ftuar në emisionin “360 gradë” që drejtohet nga gazetari Artur Zheji u shpreh se Shqipëria ka një lig elektoral skandaloz, si asnjë vend tjetër në botë. Ai shtoi se Shqipëria ka ligje si të botës dhe të Europës se i ka kopjuar, e se vetëm ligjin elektoral nuk e ka, pasi votat vidhen nga dy parti të inkriminuara si PS dhe PD.

“Shqipëria është i vetmi vend në Europë dhe në botë që nuk ka ligj elektoral. PS dhe PD janë dy partitë politike të inkriminuara që kanë vjedhur votat këtu dhe se vazhdon akoma kjo lloj historie maskaradë. Kam bërë thirrje publike dhe iu kam thënë si atyre të PS dhe të PD që duhet një ligj elektoral që të mos ketë krime politike, por këtu krimi politik është bërë normë dhe situata është tejet e rëndë. Unë kam shërbyer si deputet i Shqipërisë me ndershmëri të lartë dhe në jetë jam një biznesmen dhe botues”, tha Kokëdhima ndër të tjera. /D.Xh/