Kokëdhima: Qeveria nuk ka plan për ekonominë e vendit, të rishikohet buxheti!

Për kreun e partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, situata me koronavirusin përbën një rrezik të madh për ekonominë.

Në një lidhje me Skype në RTV Ora News, ai tha se në një situatë të tillë, shumë biznese nuk i paguajnë dot punëtorët dhe janë duke shkurtuar vende pune.

Kokëdhima: Qeveria ka nevojë të kuptojë dhe të adoptojë një vizion shumë të drejtë për masat që duhet të marrë. Nëse nuk kuptohet kjo situatë siç duhet ka një rrezik edhe për ekonominë. Duhet të menaxhojmë, përveç jetës së njerëzve edhe ekonominë e vendit, pasi shumë biznese në vend nuk i paguajnë dot punëtorët, janë duke shkurtuar punonjësit.

Sipas tij, qeveria nuk ka një plan në lidhje ekonominë e vendit dhe për të asistuar bizneset në vend.

Kokëdhima: Unë nuk flas për vete këtu, se sado të rëndësishme të jenë ato janë një pjesë e papërfillshëm e gjithë ekonomisë së vendit. Këto kompani nuk bëjnë pjesë në planet e qeverisë. Qeveria nuk ka strategji dhe plane për ekonominë në këtë situatë pandemia. Asnjë qeveria e botës nuk e ka trajtuar me kaq indiferentizëm situatën më koronavirus. Paketë që llogarit qeveria duhet të konsiderojë sigurinë ushqime në terma afatgjatë. Elita politike e Shqipërisë duhet të reflektojë se si janë bërë gjëra dhe të ardhmen e kësaj ekonomia.

Qeveria nuk ka asnjë plan për të asistuar bizneset. Ka përfshirë në pakën e saj të ndihmës punonjësit në të zezë, njerëzit në nevojë dhe të vetëpunësuarit. Kjo është paketa financiare anti-koronavirusit e qeverisë dhe kjo është. Ky buxhet që ka bërë qeveria ka rënë, dhe duhet të ribëhet në bazë të prioriteteve të reja duke rikonsideruar. Edhe koncesionet e qeverisë duhet të ndalohen. Duhen marrë një sërë masash që do ta zbusin impaktin e pandemisë në ekonomi.

Kemi nevojë për një paln shumë kompleks. Kjo nuk ka sens.

Duhet të konsiderohet hedhja e parave në ekonomi, e kanë bërë ekonomi të fuqishme?

Shqipëri ka vetëm dy rrugë: Njëra është të përdori rezervën e Bankës së Shqipërisë, nëse do të rëndohet situata ato rezerva për ato rrethana janë bërë. Ajo mund të përdoret. Edhe opsioni i borxheve të reja është një opsion që mund të përdoret nëse mund të gjenden.

Por qeveria jonë i ka çuar tavanet e borxheve atëj ku nuk mban më.

Uën nuk e shoh çështjen e prerjes së monedhës së re, sepse është e rrezikshme për situatën ku jemi. Qeveria të riformulojë buxhetin me prioritete të rjea. Nuk ka arsye të vazhdojë me atë buxhet që e kishte formualuar përpare se sa ne të goditeshim nga kjo epidemi. Edhe invesitmet duhen parë në mënyrë rrënjësore.

Por përsëri edhe PPP-të duhet të ndalohen, koncesionet e qeverisë të ndalohen dhe të shtyhen në kohë.

Po pezullimi është i nevojshëm?

Unë po flas për një kompleks masash, mund të merret dhe mund të uli impaktin negativ të epidemisë në ekonomi., mund ta zbusi. Të mos lejojmë që struktura ekonomikë të shkatërrohet dhe të mbyllen vendet e punës.

Ju mbështesni më shumë fonde për shëndetësinë, si mund të bëhet ajo?

Kjo është një kërkesë që e kemi shtruar për masa të forta. Krahasuar edhe me mbështetjet që i kanë dhene vendet e tjerë sistemeve shëndetësore, është e nevojshme që qeveria t’i ofrojë mëbeshtetjen e nevojshme. Të japi instrumentat e duhur për ta kaluar këtë situatë.

Për masat, çështja është se qeveria duhet ta reduktojë faturën e dëmeve ne ekonomi. Edhe oraret nuk i cakton zoti. Oraret e punës të jenë të përshtatshme për kompanitë dhe punonjësit, të shtrihen në kohë. Jo 05 me 13:00, por 07:00 me 16:00 pasdite. Të ketë mundësi që të zovgëlohet fatura e dëmeve që pësojnë kompanitë. Sepse kjo është një faturë që e paguan gjithë shoqëria.

Ka një debat nëse do të punojnë kompanitë e mëdha. Si do të procedohet dhe si mund ta rifillojnë, a mund të garnatohet siguria e punonjësve?

Kmpanitë duhet të punojnë më kushte të rrepta për punonjësit. Por duhet të punojnë. Nuk është se nuk punuan për një ditë. As për një javë. Por këtu është fjala për shumë kohë, për muaj të tërë, është e domosdoshme që kompanitë të punojnë dhe të menaxhojnë situatën.

Rama takoi bankat e nivelit të dytë. Çfarë roli kanë ato?

Bankat e bëjnë punën e tyre. Bëjnë detyrën e tyre. Bankat nuk bëjnë thjesht politikat e qeverisë. Nëse qeveria do të përfshijë  bankat ta bëjë me instrumentet e saj buxhetore.

A ka një sens solidariteti për të shtyrë këstet  e borxheve?

Këtë e ka të drejtë Banka, që të tregojnë mirëkuptim. Por kjo nuk zgjidhet duke thirrur bankat. Ka instrumenta të tjera. Paketa e qeverisë së Kosovës është shumë më e mirë se e jona. Ata e kanë kuptuar situatën, ata i kanë kërkuar bankave të shtyjnë interesat sepse i paguan shteti. Qeveria paguan intersat e kredive që do t’u jepet kompanive.

Po në raport me mediat. Çfarë duhet të ndodhë. A duhet një mbështetës për këtë sektor?

Qeveria bën gabim që i ndan bizneset. Kemi kompani që janë mbyllur me ligj por edhe të tjera që nuk janë veprimtari të pa lejueshme, por janë të ndikuara nga kriza. Ashtu edhe në drjetim të vështirësisë të të ardhurave. Qeviria t’i konsiderojë këto. Prandaj duhet që buxheti të bëhet nga e para. Të mbështet mediaat dhe shoqëritë e tjera. Me shumë përparësi. Kjo është një humbje për Shqipëirnë. Bizneset janë pasuria e këtij populli. Jo lopë që duhet të mjeli qeveria. Ajo duhet të ulet dhe të bisedojë më të gjithë grupet e interesit. Edhe mediat, edhe futbollin. Të gjithë taksapaguesit e vendit.

Turizmi, si mund të lehtësojë qeveria, kur nuk e dimë nëse do të kemi ndonjë sezon turisitk këtë vit?

Jam dakord. Ka gjera që varen nga faktorët e brendshëm. Lutemi që kjo krizë të kalojë sa më shpejt. Ekonomia e turizmit është shumë jetike për një pjesë të madhe të shqiptarëve. Të kapërcehet sa më shpejt kjo pandemi dhe të llogaritet se çfarë ndihme duhet të bëjë shteti dhe qeveria për të ringritur këtë degë të ekonmisië.

Po sporti, çfarë duhet të ndodhë?

E kam thënë shumë herë. Qeveria kishte një përgjigje cinike për FSHF. Ne nuk jemi ekonomi formale dhe jo informale. Dhe pajtohem me çdo përpjekje që ta ketë të zbardhur të gjithë ekonominë. Por fakti se disa klube nuk deklarojnë pagën e njerëzve për të shpëtuar nga efeket tatimore dihet. Kjo nuk është arsye që qeveria ta injoroi këtë degë të ekonomisë, Ka me mijra të punësuar në futboll. Ata nuk janë njerëz të pasur. Kanë vështirësi. Janë prindër kanë nevoja jetike.

Duhet të ketë edhe transparencë, për të paguar?

Unë e mbështes ata që janë të deklaruar. Ata duhet të konsiderohen nga qeveria. Ata që bëjnë evazion le të jenë pas listës së prioriteteve të qeverisë. Por unë flas për ekonomi formale.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet