Kokëdhima: Pro protestës por PD s’ka reflektuar si duhet, të heq dorë nga administrimi i zgjedhjeve

I ftuar në emisionin politik “Java” në RTSH, kreu partisë “Zgjidhja” Koço Kokëdhima shprehu qëndrimin e tij dhe forcës politike që drejon për protestën e nesërme të opozitës.

Kokëdhima tha se e mbështet protestën, por theksoi se PD është bashkëfajtore me PS-në për shkatërrimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri dhe për këtë nuk ka reflektuar.

Kreu i partisë “Zgjidhja” theksoi edhe njëherë se siç u tërhoq nga Parlamenti, PD duhet të tërhiqet po njësoj nga administrimi i zgjedhjeve.

“E kemi përshëndetur deklaratën e Bashës që shprehet për rrëzimin e ndryshimeve kushtetuese të 2008-s, por PD nuk është akoma në pozicionin e duhur, nuk ka reflektuar si duhet në raport me reformën zgjedhore. PD në bashkëpunim me PS, jo vetëm e kanë ndërtuar këtë sistem, por e kanë mbajtur bashkërisht për dy muaj. PD është sërish shumë larg projektit për reformimin dhe demokratizimit të zgjedhjeve.

Duhet të tërhiqet nga administrimi i zgjedhjeve. Ne nuk e kemi dëgjuar akoma të deklarohet. Çfarë zgjedhjesh do demokratizojë Shqipëria nëse PD dhe PS nuk heqin dorë nga administrimi i zgjedhjeve?! S’ka kërkesa PD për zgjedhjet…

Tri plagët më të rënda të zgjedhjeve:

E para, administrata partiake;

Së dyti, pabarazia e operatorëve në zgjedhje;

Së treti, zgjedhjet janë të pandershme në ligj, procesi zgjedhor nuk ka integritet”, tha Kokëdhima në fjalën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet