Kokëdhima për Blushin: Ai iku vetë, mua më bënë komplot

Publikuar më 07. 12. 2017 nga Dionis Xhafa

Kryetari i Partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima i ftuar në studion e “360 Gradë” në Ora News u pyet edhe për Ben Blushin në kohën kur ishin të dy në Partinë Socialiste. Kokëdhima preferoi të mos jepte një përgjigje të drejtëdrejtë.

Pjesë nga deklaratat: 

Denis Dyrnjaja: Çfarë mendimi keni ju për Ben Blushin me qëndrimet e veta politike kur keni qenë i baraslarguar në Partinë Socialiste?

Kokëdhima: Ben Blushin nuk e larguan asnjëherë nga Partia Socialiste, iku vet. Ndërsa mua më larguan por nuk kishin kurajë të më largonin publikisht, por me një akt mafioz, me një puç me Gjykatën Kushtetuese. Për sa i përket përpjekjeve të mia në ndryshim nga Ben Blushi, u përpoqa ta reformoja plotësisht atë parti dhje për një pjesë të saj u detyruan ta pranonin. Puna ime për reformimin e PS-së nuk ka krahasim fare me rolin e Ben Blushin. Nuk dua të bëj asnjë paralele mes qëndrimeve të mia dhe Blushit. Po të përqendrohej Blushi në thelbin e demokratizimit të PS-së do të kishim rezultat më sinjifikativ.