×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Kokëdhima: Ne nuk e nisim fare sezonin, futbollistët të luajnë para kryeministrisë. Të bëhet lajm botëror

Liga e Profesioniste e klubeve ka vendosur të mos zbresë në fushë më 12 shtator sikundër ishte parashikuar, pasi qeveria nuk ka plotësuar 4 kërkesat e tyre.

Presidenti i Apolonisë Koço Kokëdhima i ftuar në studion e “Proçesit Sportiv” ka theksuar se nëse nuk ka ndryshim, atëherë sezonin nuk e nisin fare.

Kokëdhima shprehet se më mirë i nxjerrin futbollistët të luajnë para kryeministrisë dhe më pas e gjitha të kthehet në një lajm botëror.

“Së pari nuk është aspak e vërtet që mbledhjen e Ligës së Klubeve Profesioniste e ka iniciuar FSHF. Nuk na ka mbledhur Federata ne. Ne e kemi ftuar Federatën që të jetë prezentë, ashtu siç kemi bërë edhe me Qeverinë. Këto kërkesa ne nuk i hartuam në Minsk, por i kemi bërë në Tiranë që 5 javë më para dhe është bërë publik. Madje unë e kam shpjeguar para mediave atë vendim të marrë nga presidentët e Superiores. Në Minsk erdhi një takim i natyrshëm pasi ishin të gjithë presidentët atje, ku diskutuam këtë ecurinë. Qeveria është përgjegjëse për gjithë këtë situatë.

Futbolli është parë si një mundësi trafikimi, si një mundësi që bëjnë politikë edhe politikanët e mëdhenj, edhe politikanët e provincave. Ne kemi formuluar katër kërkesa elementare. E dëgjuat Kryeministrin në marsin e vitit të kaluar? Ka thënë që TVSH ta bëjmë 6%? Në të vërtetë edhe pse deklaroi se do ta bëjmë për 100 ditë, nuk e bënë kurrë. Nuk ka lidhje me pandeminë, ka lidhje me vullnetin, ka lidhje me faktin këta bëjnë vetëm mashtrime, vetëm gënjeshtra, asgjë reale. Ai e inicioi atë tavolinë për propagandë, tre muaj përpara zgjedhjeve. Unë i kam deklaruar edhe presidentëve të futbollit edhe të FSHF që atëherë që e organizuar tryezën se asnjë masë reale nuk do merret.

Janë kërkesa elementare që vënë në sprovë vullnetin e një qeverie. Ne i kërkojmë qeverisë: 1. Ndryshime në ligjin për sponsorizimet, zbritje nga tatim fitimi. Ligji për sponsorizimin në çdo vend të kontinentin ka dy aspekte por unë po qëndroj vetëm të njëri aspekt: Sponsorizimi i klubeve dhe projekteve në futboll bëhet nga tatim fitimi. Hungaria e ka ligjin 80% e tatim fitimit. Nga tatim fitimi, ky buxhet është buxhet që mund të lëvrohet në tregun e futbollit që mund të përdoret për infrastrukturë, që mund të përdoret për fusha, që mund të përdoret për palestra, për projekte të tjera, për akademitë, për profesorët që marrin moshat.

Qeveria i ka braktisur përgjegjësitë e veta. Tani i thonë Redi Jupit, paguaj ti zotëri që të edukohen fëmijët e Tiranës, i thonë Alban Bushit, paguaj ti që të bësh edhe fushat, edhe ndriçimin, edhe impiantet, bëj gjithçka, vendos dhe trajnerë, bëji ti të gjitha se qeveria nuk ka lekë për ju. 700 mijë euro ka qeveria e Shqipërisë për sportet. Kanë braktisur çdo gjë. Kur bëhet fjalë për futboll, bëhet fjalë për edukimin e gjeneratave të tëra. Sidomos sa peshë ka tani edukimi kur sistemet e edukimit në Shqipëri janë shpartalluar të gjitha për këto politika. Për 1800 banorë, ka shumë vende në Europë që kanë një fushë futbolli, po sa fusha futbolli ka Shqipëria? Për 100.000 banorë, ka 1 fushë futbolli.

6 % TVSH thotë ai e kam bërë dhe për sektorë të tjerë që kanë rëndësi. Turizmi ose bujqësia. A do bëhet kampionati i Superiores? 5 klube të superiores janë të mbytura sot, nuk mund të bëjnë kampionat. Vetëm nën qeverisjen e këtij zotërisë, sepse ky thotë unë po mbyll sytë se nuk dua të shoh se çfarë jeni ju. Këto janë klube që nuk paguajnë taksa, detyrime, tatime, sigurime e shtetit dhe do vijnë të konkurojnë me këto 5 klubet e tjera. Po me çfarë do konkurojnë këta? Çfarë konkurence është kjo? Çfarë gare, çfarë barazie loje është kjo? Nuk është. Dhe ne i themi që të falë gjobat dhe kamatvonesat, jo detyrimet tatimore, sepse këta të tjerët që kanë paguar nuk i ka bërë lopa. Këta kanë paguar dhe duhet të ndihen të respektuar. Dhe ne nuk themi që këta të tjerët të mos paguajnë, por t’i heqin gjobat dhe kamatvonesat dhe skedulohen borxhet dhe vëri me transparencë të plotë të paguajnë paratë një për një ose skualifikoji.

Ne nuk kemi vendosur që të shtyjmë fillimin e kampionatit një javë, por ne faktikisht kemi vendosur që nuk do të përfshihemi në kampionatin e superiores gjatë këtij sezoni. Nuk do ta fillojmë fare, kjo është një vuajtje e pafundme. Kjo është një histori mashtrimesh të pafundme. Kjo histori do të marrë fund një ditë. Palët duhet të marrin përgjegjësitë e tyre, të gjitha palët. Kemi vendosur që të dalim edhe në rrugë dhe do dalim t’i nxjerrim gjithë futbollistët me uniforma t’i bëjnë ndeshjet përpara kryeministrisë, do t’i bëjmë lajm botëror. Do t’i tregojmë tërë dynjasë të vërtetat e këtij pushteti që nuk dëgjon, që ndihet pronar, këta e kujtojnë buxhetin pronë të tyre personale. Shqipërinë e kanë pronë personale”, u shpreh Kokëdhima.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Bojkoti do të vazhdojë!”, Liga Superiore merr vendimin pas mbledhjes: Të vendosur për 4 kërkesat

“Bojkoti do të vazhdojë!”, Liga Superiore merr vendimin pas mbledhjes: Të vendosur për 4 kërkesat

Publikuar më 21.09.2020
Pas mbledhjes së ditës së sotme, presidenti i Ligës Superior...

Pas mbledhjes së ditës së sotme, presidenti i Ligës Superiore, Edvin Libohova, është shprehur se bojkoti do të vazhdojë, deri në plotësimin e katër pikave, drejtuar qeverisë. Në fjalën e tij para mediave, Libohova u shpreh se kërkesat janë kthyer pas për t’u përgatitur përsëri dhe t’i dërgohen kryeministrit. “Përfundimisht ramë dakord për të dërguar […]

Lexo më shumë

Bojkoti në futboll/ Kokëdhima: Pesë klube futbolli janë në sekuestro, qeveria nuk ka vullnet

Bojkoti në futboll/ Kokëdhima: Pesë klube futbolli janë në sekuestro, qeveria nuk ka vullnet

Publikuar më 20.09.2020
Gjatë fjalës së tij në televizionin News 24, Z. Kokëdhima fo...

Gjatë fjalës së tij në televizionin News 24, Z. Kokëdhima foli edhe për ekonominë e futbollit dhe nevojën për sistemin e incentivave, por edhe faktin se pesë klube aktualisht janë nën sekuestro. “Qeveria nuk ka vullnet. Vetëm një autoritet bën vullnet politik, ai është kryeministri. Në Shqipëri nuk kanë pavarësi institucionet. Jetojmë në një kohë […]

Lexo më shumë

Kokëdhima: Infrastruktura e futbollit u zabtua nga bizneset private

Kokëdhima: Infrastruktura e futbollit u zabtua nga bizneset private

Publikuar më 20.09.2020
Duke marrë në konsideratë shkaktarët që kanë çuar në krizën ...

Duke marrë në konsideratë shkaktarët që kanë çuar në krizën e futbollit në Shqipëri, Z. Kokëdhima theksoi se në Shqipëri është shkatërruar sundimi i ligjit. “Në Shqipëri ndodhi një gjë shumë e rëndë. E tërë infrastruktura e lëën nga ish-regjimi u zaptua për biznese private. Këtë e bëri pushteti qëndror dhe ai lokal. Tranzicioni i […]

Lexo më shumë

Bojkoti i Superligës/ Kokëdhima: Futbolli po paguan faturat më të mëdha, ja kur do të rikthehet

Bojkoti i Superligës/ Kokëdhima: Futbolli po paguan faturat më të mëdha, ja kur do të rikthehet

Publikuar më 20.09.2020
Presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima, është i bindur se fu...

Presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima, është i bindur se futbolli do të rikthehet për t’u luajtur, në momentin që do të plotësohen 4 kërkesat e Ligës. I ftuar në studion e emisionin “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sajdia, në televizionin News 24, Kokëdhima u shpreh: “Futbolli do të rikthehet kur të plotësohen 4 kërkesat e […]

Lexo më shumë

Kriza e futbollit/ Kokëdhima: Futbolli i ka mbajtur jashtë vetës partitë politike, nuk ka ligj sponsorizimi

Kriza e futbollit/ Kokëdhima: Futbolli i ka mbajtur jashtë vetës partitë politike, nuk ka ligj sponsorizimi

Publikuar më 20.09.2020
I ftuar në televizionin News 24, Presidenti i ekipit të futb...

I ftuar në televizionin News 24, Presidenti i ekipit të futbollit “Apollonia”, Koço Kokëdhima, theksoi se fubolli në Shqipëri nuk ka ligje sponsorizimi. Qeveria nuk po financon infrastrukturën e futbollit. Z. Kokëdhima tha se: “Safeti është funksionar i PS. Por kjo nuk e kompromenton ligën. Futbolli ia ka dalë të mbajë jashtë vetes partitë politike. […]

Lexo më shumë

“Futbolli në grevë kundër qeverisë”/ Bojkoti i Superligës jehonë në mediat italiane

“Futbolli në grevë kundër qeverisë”/ Bojkoti i Superligës jehonë në mediat italiane

Publikuar më 19.09.2020
Qeveria shqiptare nuk u ka dhënë zgjidhje katër kërkesave ba...

Qeveria shqiptare nuk u ka dhënë zgjidhje katër kërkesave bazike të Ligës së klubeve të Superligës duke bërë që kampionati më i rëndësishëm të mbetet në vendnumëro. Lidhur me bojkotin në Superligën Shqiptare ka shkruar media prestigjoze italiane “Tuttosport”. Në artikullin e medias italiane tregohet një panorame e situatës së krijuar pas bojkotit të kampionatit. […]

Lexo më shumë

Kreu i FSHF-së i përvishet Ramës: Futbolli nuk kërkon lemoshë zoti Kryeministër, por investime. Kaq e vështirë është…

Kreu i FSHF-së i përvishet Ramës: Futbolli nuk kërkon lemoshë zoti Kryeministër, por investime. Kaq e vështirë është…

Publikuar më 18.09.2020
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka,...

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, i është drejtur me një letër Kryeministrit të vendit, Edi Rama. Letra ka për qëllim që të vërë në dukje mungesën e investimeve në futboll, mlosmbajtjen e premtimeve, që vetë Rama i kishte përcaktuar disa kohë më parë. Në letër, Duka thekson se futbolli nuk do mëshirë […]

Lexo më shumë

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare prezantohet te skuadra e madhe italiane

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare prezantohet te skuadra e madhe italiane

Publikuar më 17.09.2020
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është prezantuar zyrtarisht...

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është prezantuar zyrtarisht te skuadra e Serie A në Itali. Marash Kumbulla do të mbaj të veshur fanellën me numër 24 dhe ka kaluar zyrtarisht te skuadra e Romës duke ka bërë një hap para në karrierën e tij. Ai do të huazohet për dy vite, por e ka mundësinë e […]

Lexo më shumë