Kokëdhima: Leksionet e Ramush Haradinajt

Koço Kokëdhima

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, duke iu hapur rrugën emrave të rinj në parti, pas rezultateve jo të mira në zgjedhjet e tetorit 2019. Korrikun e kaluar ai dha dorëheqjen edhe si kryeministër për t’u përballur me akuzat e Tribunalit të Hagës si një qytetar i zakonshëm. Një leksion për politikanët e dështuar të Tiranës që po ‘vdesin’ duke mos e njohur institucionin e dorëheqjes dhe përdorin imunitetin politik për t’u mbrojtur nga akuzat.

Më 16 janar 2019 pata kënaqësinë që të jem në zyrën e tij, ku ndamë mendime për bashkëpunimin e ngushtë të forcava politike në Shqipëri dhe Kosovë si dhe faktorizimin e shqiptarëve në rajon.

Vendosja e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, si përgjigje ndaj sabotimit të Kosovës së pavarur dhe kundërshtimi kategorik ndaj marrëveshjes antishqiptare për ndryshimin e kufijve dhe të këmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë e shndërruan Haradinajn në një burrështetas patriot, që do të ketë mirënjohjen dhe vlerësimin e të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet