×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Kokëdhima: Laçi klub model, ju tregoj si funksionon Apolonia ime

Presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima, është i ftuar në Pressing, në ABC News. Numri një i klubit fierak, u shpreh: “Padyshim që jam i kënaqur me ngjitjen në Superiore. Unë kam bërë shumë eksperimente këto 20 vite që jam marrë me këtë punë. Kam studiuar dhe shumë presidentë të tjerë. Shumë kanë ikur nga bota e futbollit, të tjerë e kanë kthyer në një ferrë për vete dhe familjet e tyre.

Për mua, futbolli dhe Apolonia, është diçka e lumtur. Nuk dua të jetë as ferri im, as burgu im, as vuajtja ime. Dhe gjithmonë kam menduar si t’ia bëj. Pas shumë gabimeve që kemi bërë, me vendosmëri kam ndjekur rrugën se si mund të dalim në një realitet ku futbolli nuk është katastrofë, por një vepër e bukur.

Kam debatuar shpeshherë me një gazetar në Fier, më thoshte që nuk mund të arrinim në Superiore me një grup lojtarësh me moshë mesatare 19.5 vjeç. Futbolli ka dy shtylla: Fair-Play sportiv dhe Fair-Play financiar. Janë shumë pak klube që nuk janë në borxhe në Shqipëri. Nuk kam të drejtë të them kush është ose kush jo, por në vlerësimin tim, çmoj dy klube: Laçin dhe Apoloninë. Këto dy klube kanë balanca të shkëlqyera. Klubet e tjera kanë probleme të shumta dhe nuk habitem nëse një ekip kampion, bie nga Kategoria.

Lufta ime me Apoloninë ka pasur dy aspekte shumë të rëndësishme: Të mos shpenzoj para që nuk i ka, dhe së dyti, autonomia e teknikëve të jetë e plotë, që marrin vendime pa i ndërhyrë presidenti. S’mund të jetë ekip futbolli kur një president ndërhyn në vendimet e trajnerit. Ama, kur një lojtar tenton të prishë kulturën e Apolonisë, unë nuk e lejoj të grumbullohet në ekip.

Shkoni në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Apolonia në 2019-ën, bilanci jonë është -1.5 milion lekë të reja. Ka brenda dhe amortizimin e fushave. Ne nuk luftojmë për të bërë thjesht pikë, por jemi institucion që bën shëndet për popullin, pasi kemi 350-400 lojtarë. Jo të gjithë mund të bëhen futbollistë, por bëjnë edukim. Ne e edukojmë një lojtar, e mbajnë 20 orë në javë dhe e edukojmë. Organizata jonë është ekonomike.

Shumë ekipe prishin lekë që nuk i kanë. Prishin taksat e bashkive, dhe nuk i prishin për investime, por papërgjegjshmëri. Nuk paguajnë trajnerë moshash, por paguajnë lojtarë për një vit, për të mos bërë asgjë. Ne, Apolonia, bëjmë futboll. Burimi i të ardhurave tona, është një: Vlera e kartonit për lojtarët që transferojmë. Spektakli nuk ka para në Shqipëri. Nëse rrit lojtarë të rinj dhe i transferon në tregje të pastra, ashtu mund të bëhesh.

Unë nuk e kam për kritikë, por Lushnjën e kemi komshi. Lushnja e ka 520 milion lekë në vit nga buxheti vjetor. Si ka mundësi që ky ekip, ky qytet, që e do kaq shumë futbollin, si ka mundësi që nuk ka një fushë stërvitore? Vetëm ai Gazheli, që unë do e doja tek Apolonia, ka 80 fëmijë që i stërvit. I kam bërë ofertë të vijë tek Apolonia, por ai është besnik i Lushnjës dhe unë e respektoj atë. Në 10 vite, Lushnja mund të kishte shpenzuar 200 milion, por do të kishte një super-fushë sot.

Bashkia e Fierit nuk paguan si e Lushnjës, e Korçës, e të gjitha me radhë. Bashkia e Fierit është aksionar, siç jam dhe unë. Nuk paguan rroga, jep një kontribut që në këto 5 vite të fundit, kontributi i Bashkisë së Fierit është 5-10 milion lekë të reja, që shkon në infrastrukturë. Rrogat i paguajmë ne vetë. 10 milion ka qenë kontributi i aksionarëve të klubit këtë sezon.

Apolonia ka marrë 10 milion lekë nga aksionarët dhe vetë ka bërë diku te 30 milion lekë të reja nga të ardhurat e veta. Ne kemi shpenzuar më pak se 40 milion lekë të reja për të gjithë trajnerët”, u shpreh Kokëdhima!

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Nuk ndalet Manchester United, eliminon Liverpool-in nga FA Cup

Nuk ndalet Manchester United, eliminon Liverpool-in nga FA Cup

Publikuar më 24.01.2021
Manchester United duket se e ka marrë më seriozisht se kurrë...

Manchester United duket se e ka marrë më seriozisht se kurrë këtë sezon duke rivalizuar pretendentët kryesorë. ‘Djajtë e Kuq’ kanë eliminuar nga Fa Cup Liverpoolin me rezultatin 3-2 në një ndeshje spektakolare. Salah kaloi të tijtë në avantazh, por United u rikthye shpejt me një përmbysje. Fillimisht barazoi Greenwood dhe më pas Rashford kaloi […]

Lexo më shumë

Tragjedi në ajër/ Humb jetën presidenti i klubit dhe 4 futbollistë

Tragjedi në ajër/ Humb jetën presidenti i klubit dhe 4 futbollistë

Publikuar më 24.01.2021
Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të diel në futbollin br...

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të diel në futbollin brazilian. Mediat vendase raportojnë se presidenti i klubit Palmas të Serie D të Brazilit dhe 4 futbollistë kanë humbur jetën, pasi avioni ka pësuar dëmtime gjatë ngritjes dhe më pas është rrëzuar. Viktimat janë:Lucas Praxedes, Guilherme Noé, Ranule dhe Marcus Molinari si dhe presidenti i […]

Lexo më shumë

Skënderbeu zhgënjen në shtëpi, Apolonia i merr një pikë në Korçë

Skënderbeu zhgënjen në shtëpi, Apolonia i merr një pikë në Korçë

Publikuar më 24.01.2021
Të dy golat u shënuan me 11-metërsha, teksa Meksi zhbllokoi ...

Të dy golat u shënuan me 11-metërsha, teksa Meksi zhbllokoi sfidën në minutën e 52-të, ndërkohë që Gjata vendosi baraspeshën po nga pika e bardhë e penalltisë. Me këtë rezultat, korçarët mbeten në vendin e fundit me 12 pikë, po aq sa Bylisi i vendit të 9-të, ndërkohë që Apolonia ka kaluar në vendin e […]

Lexo më shumë

Futbolli jo vetëm për të pasurit/ BE mbështet kundërshtimin e UEFA-s ndaj ‘super ligës’ evropiane të futbollit

Futbolli jo vetëm për të pasurit/ BE mbështet kundërshtimin e UEFA-s ndaj ‘super ligës’ evropiane të futbollit

Publikuar më 21.01.2021
Komisioni Evropian mbështeti të enjten UEFA-n ndërsa federat...

Komisioni Evropian mbështeti të enjten UEFA-n ndërsa federata Evropiane e Futbollit nisi një përpjekje për të bllokuar krijimin e një “super ligë” kontinentale. “Nuk ka asnjë mundësi që të shtrembërojnë natyrën universale dhe të larmishme të futbollit evropian”, tha Margaritis Schinas, nënkryetar i Komisionit Evropian. “Mënyra evropiane e jetës nuk është në përputhje me futbollin […]

Lexo më shumë

VIDEO/ Partizani triumfon në derbi, goli i Cinarit nxjerr Tiranën jashtë loje

VIDEO/ Partizani triumfon në derbi, goli i Cinarit nxjerr Tiranën jashtë loje

Publikuar më 21.01.2021
Partizani ka mundur Tiranën. Me këtë triumf Partizani i ka d...

Partizani ka mundur Tiranën. Me këtë triumf Partizani i ka dhënë “goditjen fatale” kampionëve të Tiranës, duke i nxjerrë nga gara për titull, teksa të kuqtë janë vënë në ndjekje të kryesuesve të Vllaznisë. Vlen të theksohet fakti se të dyja skuadrat e mbyllën sfidën me 10 lojtarë, ku Bardhi fillimisht dhe Batha, u ndëshkuan […]

Lexo më shumë

Derbi Partizani-Tirana/ Përplasen tifozët, tentohet të digjet një makinë dhe thyhen xhamat e lokalit

Derbi Partizani-Tirana/ Përplasen tifozët, tentohet të digjet një makinë dhe thyhen xhamat e lokalit

Publikuar më 21.01.2021
Duhet të ishte i qetë dhe pa asnjë problem për shkak se mung...

Duhet të ishte i qetë dhe pa asnjë problem për shkak se mungojnë tifozët, por derbi Partizani-Tirana në Elbasan Arena nuk ka rezultuar kështu. Kjo pasi mbështetës të dy ekipeve janë përplasur para stadiumit duke shkaktuar trazira, të cilat janë qetësuar vetëm pas ndërhyrjes së policisë. Jo rrallherë tifozët janë përplasur me njëri-tjetrin në derbi, […]

Lexo më shumë

Një vit pa Kobe Bryan, bashkëshortja e basketbollistit prek me rrëfimin e saj

Një vit pa Kobe Bryan, bashkëshortja e basketbollistit prek me rrëfimin e saj

Publikuar më 16.01.2021
Edhe pak ditë kanë mbetur nga 1-vjetori i ndarjes nga jeta t...

Edhe pak ditë kanë mbetur nga 1-vjetori i ndarjes nga jeta të legjendës të basketbollit Kobe Bryan, pas asindetit tragjik të ndodhur në 26 janar të 2020. Edhe pse kanë kaluar një vit nga asindeti i tragjik, koha nuk ka arritur të shëroi plagët e familjes së tij. Vanessa Bryant ka ndarë me fansat se […]

Lexo më shumë

Kjo nuk pritej, Barcelona rrezikon falimentimin

Kjo nuk pritej, Barcelona rrezikon falimentimin

Publikuar më 12.01.2021
Sipas gazetës gjermane “Kicker” Barcelona po kalon në një pe...

Sipas gazetës gjermane “Kicker” Barcelona po kalon në një periudhë të tmerrshme financiare dhe nëse një zgjidhje e shpejtë nuk bëhet, skuadra mundet të falimentojë. Barcelonës i mungojnë rreth 300 milionë euro të ardhura në këtë sezon dhe klubi duhet të bëjë ulje drastike të pagave të futbollistëve, në vlerë prej 190 milionë eurove, përndryshe […]

Lexo më shumë