Kokëdhima: Koncesionet për djegien e mbetjeve, kanceroze dhe kriminale

Publikuar më 08. 12. 2017 nga Dionis Xhafa

Kreu i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima i ftuar në “360 Gradë”, i konsideron kriminal dhe korruptiv projektin e djegies së mbetjeve, për të cilën do të jepen 200 mln euro për koncesionarët.

Pjesë nga deklarata:

Kokëdhima: Është një projekt kriminal, projekt korruptiv. I kam thënë në Asamble Edi Ramës që këto janë mostra që kërkon t’u bësh peshqesh shqiptarëve. I kam thënë janë mostrat.  Është një krim për mjedisin, për buxhetin e Shqipërisë, është një aferë e cila nuk duhet ta lërë kurrë në paqe opinionin shqiptar.

Dyrnjaja: Kush përfiton?

Kokëdhima: Qeveria. Ministrat. 200 mln euro koncesione. Inceneratorët janë teknologjia më e shtrenjtë. Vendet që nuk bëjnë landifillte, bëjnë inceneratorët, filtrat e të cilëve janë më të shtrenjta. Këta nuk do t’u vënë filtra dhe do t’ua japin shqiptarëve kancerin nëpërmjet ajrit.