Kokëdhima: Basha po përsërit 2017-ën, mban të paprekur marrëveshjen me Ramën

Kreu i Partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, foli edhe njëherë mbi marrëveshjen PS-PD, duke deklaruar se populli është zhveshur nga sovraniteti i tij.

Në intervistën me Mustafa Nanon në emisionin “Provokacja”, Kokëdhima tha se pas marrëveshjes së 2008-s sovraniteti i popullit është dorëzuar te dy kryetarët e partive.

“Kriza është politike, ekonomike, sociale, morale, pra një krizë e gjithanshme që po tret shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare. Këto janë skenarët e tyre, të dyja dhe të trija palët bashkë. Pse iku nga Parlamenti Lul Basha?!  ‘Sepse do të instalojmë zgjedhjet e lira!’ Çfarë po bën sot? Bën një farsë të radhës! Si viti 2017 me Ramën, për të mbajtur të paprekur këtë marrëveshje”, tha Kokëdhima.

Kreu i partisë “Zgjidhja” shton se “Të dyja palët dhe LSI, e kanë mbyllur qarkun. Mbrojnë njëri-tjetrin në pushtet. Bëjnë sikur zihen, ndajnë bizneset mes tyre çdo ditë. Klientët e Shqup-it marrin para, të drejta dhe koncesione nga qeveria e Ramës. Ndajnë burimet ekonomike dhe mbajnë peng popullin shqiptar”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet