“Koha po mbaron për mua, më ndihmoni”, 19-vjeçarja britanike që rrezikon burg në Qipro i bën thirrje Boris Johnson

Një studente britanike, e cila rrezikon të burgoset në Qipro, i ka bërë thirrje për ndihmë Boris Johnson duke thënë; “Si baba ndërhyjë dhe japi fund këtij makthi”.

19-vjeçarja, e cila akuzohet për mashtrim, pasi pretendoi se u përdhunua nga një bandë tha në një intervistë emocionale, “Koha po mbaron për mua. Ju lutem, ju lutem më ndihmoni”.

Studentja britanike mund të bëj një vit burg pasi ajo u shpall fajtore për “keqbërje publike” pas pretendimit të saj se 12 burra izraelitë e përdhunuan.

Duke folur për The Sun, vajza britanike i bëri thirrje kryeministrit dhe sekretarit të jashtëm Dominic Raab të ndërhynin personalisht.

“Unë jam 19 vjeç dhe gjithçka që dua është të pastroj emrin dhe të kthehem në familjen time.

Doja t’i thoja Sekretarit të Jashtëm dhe Kryeministrit, të dy janë baballarë, ju lutem më mbështesni me veprimet tuaja, jo vetëm me fjalë. Koha po mbaron për mua. Ju lutem, ju lutem më ndihmoni”, tha studentja.

Një numër i figurave të shquara juridike në Qipro i kanë shkruar avokatit të përgjithshëm Costas Clerides duke e kërkuar atij të ndërhynte në këtë çështje.

Por qeveria e Qipros ka thënë se ka “besim të plotë në sistemin e drejtësisë dhe gjykatat”.

Gjykatësi Michalis Papathanasiou tha se ai besonte se vajza kishte ngritur akuza të rreme.

“E pandehura i dha policisë një kërkesë të rremë për përdhunim, ndërsa kishte njohuri të plotë se kjo ishte një gënjeshtër,” tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet