Koço Kokëdhima: Si deputet i kam shërbyer popullit shqiptar

Kryetari i partisë ZGJIDHJA Koço Kokëdhima u shpreh se si deputet i Kuvendit të Shqipërisë ka punuar në shërbim të popullit. Ai tha se në bashkitë e jugut ku ka pasur influencë ka punuar me devotshmëri dhe ndershmëri, duke mos lejuar fenomene negative si punësimi me lekë apo me diploma false.

“Unë mund të them sesi deputet i Kuvendit të Shqipërisë i kam shërbyer popullit tim, kombit tim. Kam qenë një deputet i shumicës dhe i kam shërbyer shumicës. Në pesë bashki të jugut kam pasur shtatë zyra të hapura dhe kam zgjidhur hallet e popullit tim. Unë kam respektuar në çdo rast Kushtetutën e Shqipërisë. Unë kam mbështetur vetëm kryetaren e Bashkisë së Sarandës Floriana Kokën, e cila është zgjedhur me sistem të primareve që kurrë më herët nuk kishte ndodhur zgjedhje e tillë”, është shprehur Kokëdhima.

Të tjera

Leksioni i Studentëve

Nga Zef Bushati Përtej kryefjalës së këtyre ditëve “student” dhe përpjekjeve të kuptueshme për pronësimin politik të protestës, e cila…

Abissnet