Koço Kokëdhima: Rexhep Çeliku, shqiponja fluturuese e valleve shqiptare

Kryetari i partisë ZGJIDHJA Koço Kokëdhima ka shkruar një status në profilin e tij në “Twitter” në lidhje me ndarjen nga jeta të valltarit të mirënjohur shqiptar Rexhep Çeliku, duke thënë se ky i fundit ishte shqiponja fluturuese e valleve të bukura shqiptare.

“Rexhep Çeliku, shqiponja fluturuese e valles shqiptare dhe solisti i Ansamblit të Shtetit, sot u nda nga jeta. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij! Ai do mbetet në kujtimet tona përgjithmonë”, shkruan Kokëdhima.

/D.Xh/ 

 

 

Të tjera

Abissnet