×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Koço Kokëdhima: Rama sillet si bandit dhe si pushtues në bregdet

KUJTESË

Mediat greke shkruan dje se kryeministri Tsipras zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij nga Shqipëria. Sipas tyre, biseda u përqendrua më tepër në ligjin për fatet e bregdetit Jon dhe mbi atë të pakicave. Ditë më parë kryeministri grek bëri nga Bukureshti një deklaratë kërcënuese për Tiranën zyrtare duke thënë se Shqipëria mund të përballet me sanksione nëse u merr tokat himarjotëve me VKM-në që botoi dhe hoqi nga Fletorja Zyrtare si një frikacak dhe hajdut i zënë me presh në duar. Ketë nuk e bën as për turizmin dhe as për zhvillim. Të gjitha investimet që ka miratuar në bregdet, godasin e cënojnë pronarët e ligjshëm dhe privilegjojnë sipërmarrësit dhe miqtë e qeveritarëve për të bërë ca para, duke ndërtuar e shitur vila dhe apartamente. Asnjë strukturë serioze dhe me nivel nuk është zhvilluar. Edhe në fushën e Qeparoit, ky rrënjëdalë ka filluar të ndërtojë pallate.

‘Zgjidhja’ e ka deklaruar se Himara është tokë shqiptare por qeveria po vepron atje si bandë kusarësh, si pushtuesit brutalë, siç vepron në çdo cep të Shqipërisë, pa pyetur për të drejtën e qytetarëve mbi pronat, as për liritë njerëzore të tyre. Me këto veprime qeveria po e shkatërron edhe rivierën e Jonit.

Më 2 nëntor 2017, kur isha i ftuar në emisionin ‘Byroja Politike’ në ‘ABC News’, duke komentuar prishjen e ndërtimeve pa leje në Himarë, deklarova:

‘Jam i trishtuar me këto zhvillime që ndodhin atje, kryesisht për shkak te fajit të qeverisë së Shqipërisë. Qeveria kërkon të arratisë vëmendjen e publikut, duke hapur probleme të reja… Himara është tokë shqiptare, është vend shqiptar, është një nga trevat me kontribute të lavdishme në kulturën e popullit tonë. Rama bën sjellje çnjerëzore. Politikat e tij për prishjen e ndërtimeve janë të pamëshirshme. Janë politika anti-humane. Ne e dimë shumë mirë se anarkia e ndërtimeve të paligjshme është një vepër e qeverive të Shqipërisë. Shkon zotëria dhe prish pronën e ligjshme më 1 gusht duke e kompensuar me 20 për qind të vlerës së tregut. Një brigadë e qeverisë sot ka prishur shtëpinë e Lefter Kostës. Ndërkohë që qeveria duhet të bëjë një politikë komplet tjetër, të studiojë gjendjen, t’i kompensojë me vlerën e tregut. S’mund të shkojë si “pushtues” qeveria… Si ka mundësi që për një kioskë të ndërhyjë ministri i Jashtëm i Greqisë? Këta janë të papërgjegjshëm. Acarojnë marrëdhëniet me Greqinë pa shkak… Ne kemi interes të kemi marrëdhënie të mira me Greqinë’.

Ndërkohë qeveria nuk duhet të krijojë asnjë rast për ta ushqyer retorikën nacionaliste të Greqisë për Himarën.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aksidentoi për vdekje 58-vjeçaren, arrestohet i riu në Durrës

Aksidentoi për vdekje 58-vjeçaren, arrestohet i riu në Durrës

Publikuar më 13.08.2020
Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi një ditë m...

Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi një ditë më parë ka aksidentuar për vdekje një grua. Paraprakisht bëhet me dije se me 12.08.2020, ora 20:45, në Manzë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një këmbësore, shtetasen H. K., 58 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë. Në pranga ka rënë […]

Lexo më shumë

Prej ditësh në Infektiv, ndërron jetë nga Covidi mësuesi nga Mirëdita

Prej ditësh në Infektiv, ndërron jetë nga Covidi mësuesi nga Mirëdita

Publikuar më 13.08.2020
Një mësues nga Mirëdita ka ndërruar jetë në spitalin Infekti...

Një mësues nga Mirëdita ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv. Mësohet se ai ishte shtruar prej ditësh në spital, ku dhe nuk arriti t’i mbijetojë Covid-19. Kujtojmë që në përditësimin e shifrave nga Ministria e Shëndetësisë ditën e djeshme, 12 gusht, u raportuan 3 viktima dhe 141 raste të reja.  

Lexo më shumë

Greqia mbyll gjatë natës kufirin më Shqipërinë, ja cilat pika mbeten të hapura

Greqia mbyll gjatë natës kufirin më Shqipërinë, ja cilat pika mbeten të hapura

Publikuar më 13.08.2020
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se hyrjet ...

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se hyrjet në shtetin grek nëpërmjet pikave të kalimit në kufirin Kakavijë dhe në kufirin Kapshticë do të jenë të mbyllura nga pala greke për udhëtarët dhe automjetet si në hyrje edhe në dalje të Greqisë gjatë fashës së orarit 22:00-06:00, deri në një njoftim të dytë. […]

Lexo më shumë

Po kthehej nga Brukseli, arrestohet në kufi shqiptari me dy emra që kërkohet në Itali (Emrat)

Po kthehej nga Brukseli, arrestohet në kufi shqiptari me dy emra që kërkohet në Itali (Emrat)

Publikuar më 13.08.2020
Policia Kufitare kap dhe vë në pranga një të kërkuar për llo...

Policia Kufitare kap dhe vë në pranga një të kërkuar për llogari të drejtësisë italiane. Nga shkëmbimi i informacionit mes Policisë Kufitare, Interpol Tiranës dhe DVP Shkodër u vu në pranga 44-vjeçari i dënuar me 11 vite burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i […]

Lexo më shumë

Digjet fabrika e paleteve në Fushë-Krujë, dyshimet e para

Digjet fabrika e paleteve në Fushë-Krujë, dyshimet e para

Publikuar më 13.08.2020
Mëngjesin e sotëm, rreth orës 4:00, është përfshirë në flakë...

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 4:00, është përfshirë në flakë një fabrikë e prodhimit të paletave. Ngjarja ka ndodhur pranë urës së Gjolës, në Fushë-Krujë. Mësohet se në fabrikën që ishte në pronësi të Afrim Çelës, janë djegur dhjetra m3 lëndë drusore. Ndërsa dyshohet se zjarri është venë qëllimisht, por motivet nuk dihen ende. Policia […]

Lexo më shumë

Shifrat/ Shqiptarët nuk po preferojnë të lindin, 3,2% më pak bebe në 6 mujor

Shifrat/ Shqiptarët nuk po preferojnë të lindin, 3,2% më pak bebe në 6 mujor

Publikuar më 13.08.2020
Qeveria dy vitet e fundit po aplikon stimuj në vlera monetar...

Qeveria dy vitet e fundit po aplikon stimuj në vlera monetare për nxitjen e lindjeve duke dhënë subvencioneve direkte për çdo fëmijë të lindur, por kjo politikë nuk e ka përmirësuar situatën edhe pse shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri për të përfituar nga bonusi. Sipas INSTAT, në të gjithë vendin […]

Lexo më shumë

A do të rinis normalisht viti i ri shkollar në shtator? Profesorë dhe arsimtarë: Të hapen shkollat pavarësisht situatës

A do të rinis normalisht viti i ri shkollar në shtator? Profesorë dhe arsimtarë: Të hapen shkollat pavarësisht situatës

Publikuar më 12.08.2020
Gati një muaj para nisjes së vitit të ri akademik, mësuesit ...

Gati një muaj para nisjes së vitit të ri akademik, mësuesit dhe nxënësit në Shqipëri janë ende të paqartë nëse mësimi do të zhvillohet nëpër klasa apo në platformat online, si rrjedhojë e shifrave të larta të infektimeve me COVID-19 në Shqipëri. Përveç datës së nisjes më 14 shtator, edhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe […]

Lexo më shumë

Kaos tek Sanatoriumi/ Qytetarët blejnë edhe aparatet për oksigjen

Kaos tek Sanatoriumi/ Qytetarët blejnë edhe aparatet për oksigjen

Publikuar më 12.08.2020
Situata pranë Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” po shkon...

Situata pranë Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” po shkon drejt një kaosi total shëndetësor. Qytetarët janë detyruar të sigurojnë ushqime, ilaçe madje dhe pajisje oksigjenimi për të mbajtur në jetë familjarët e tyre. Faktin tronditës e konfirmojnë këta dy qytetarë, teksa na tregojnë se një familjar i tyre po trajtohet në terapi intensive prej disa ditësh. […]

Lexo më shumë