×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Koço Kokëdhima për VOA: Kemi nevoja dhe arsye më të shumta se të tjerët që ta bëjmë sot ekonominë kombëtare të kanabisit

Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, në një intervistë te “Zëri i Amerikës” për legalizimin e kanabisit, u shpreh se Shqipëria ka nevoja dhe arsye më të shumta se të tjerët që ta bëjë sot këtë legalizim dhe këtë ekonomi. “Shqipëria nuk duhet të vonojë më, por duhet ta hartojë dhe implementojë këtë projekt në mënyrën më të shkëlqyer të mundshme. Modelet e Kanadasë dhe të Gjermanisë, mendoj se duhet të na udhëheqin”-u shpreh Kokëdhima.
Duke kujtuar propozimin e tij për legalizimin e kanabisit që në nëntor 2014 dhe deklaratën e papritur të Ramës një muaj më parë për legalizimin e kanabisit mjekësor, Kokëdhima deklaroi se e përshëndet kthesën e tij dhe pret një proces transparent e gjithëpërfshirës me qëllim që shoqëria të ketë mundësi të kontrollojë hapat. “Shqipëria nuk duhet të lejojë që kjo iniciativë të përfundojë në një fushatë të re demagogjike apo t’ia dorëzojë këtë potencial eksponentëve të trafikut ilegal të kanabisit dhe klientëve të qeverisë”-deklaroi kryetari i partisë “Zgjidhja”.

“Zëri i Amerikës”: Pas propozimit nga ana juaj në Komisionin e Ekonomisë në vitin 2014, nisma nuk u përkrah nga mazhoranca qeverisëse. Si e argumentoni qëndrimin tuaj pro liberalizimit të kanabisit mjekësor?

Koço Kokëdhima: Argumentat e mi janë të njëjtët me ato të shoqërive dhe vendimmarrësve të të gjitha shteteve që e kanë tashmë legal kanabisin mjekësor.
Qytetarët e Shqipërisë kanë të drejtën e pamohueshme nga asnjë qeveri, traditë apo parlament, që të përdorin për nevojat e domosdoshme të shëndetit të tyre dhe për një cilësi më të mirë jete nën vuajtjet e sëmundjeve, produktet dhe nënproduktet e kanabisit. Ekonomia europiane dhe botërore e kanabisit rritet me ritme galopante. Shqipëria nuk e ka luksin që të qëndrojë jashtë kësaj ekonomie.
Së treti, në propozimin tim, kam mbajtur gjithmonë parasysh faktin që një ekonomi kanabisi e fortë, legale, transparente dhe jashtë kontrollit të trafikantëve, do të ishte një energji e pakorruptueshme për të luftuar mafien shqiptare të marijuanës.

“Zëri i Amerikës”: Kryeministri Rama asokohe u shpreh se vendi nuk ishte gati për të ndërmarrë këtë hap. Sipas jush, a janë “pjekur” kushtet tani apo janë pjekur “nevojat ekonomike”?

Koço Kokëdhima: Ne e kemi hapur këtë debat ndër të parët në rajon, në vitin 2014. Vendet fqinje lëvizën relativisht shpejt. Shqipëria humbi shumë kohë.
Zyrtarët e lartë të qeverisë socialiste dhe lidershipi i Partisë Demokratike, nuk e lejuan këtë projekt. Ata janë të implikuar në interesat e kultivimit dhe trafikimit ilegal të kanabisit, për përfitime politike dhe financiare.
Në të shkuarën, politikat e qeverisë sonë për ekonominë e kanabisit, janë diktuar nga interesat e trafikantëve të kanabisit.
Në vend të një qasjeje largpamëse e racionale, kundërshtarët e projektit tonë zhvilluan një fushatë denigruese dhe fyese ndaj meje dhe u përpoqën ta përdorin propozimin tonë si alibi për linçimin tim dhe kanabizimin e plotë të Shqipërisë që u bë me përfshirjen e vullnetshme të institucioneve të qeverisë.
Ne kemi dyshime të forta për seriozitetin e angazhimit të kryeministrit për të legalizuar kanabisin mjekësor. Nuk ka asnjë të dhënë që të provojë deklaratën e tij se qeveria po punon prej një viti me këtë projekt. Kjo deklaratë mund të jetë diktuar nga paniku në rritje që ka krijuar situata shumë e rëndë ekonomike dhe financiare e vendit.
E kemi përshëndetur kthesën e tij dhe presim një proces transparent e gjithëpërfshirës me qëllim që shoqëria të ketë mundësi të kontrollojë hapat. Shqipëria nuk duhet të lejojë që kjo iniciativë të përfundojë në një fushatë të re demagogjike apo t’ia dorëzojë këtë potencial eksponentëve të trafikut ilegal të kanabisit dhe klientëve të qeverisë. Shqipëria nuk duhet të vonojë më, por duhet ta hartojë dhe implementojë këtë projekt në mënyrën më të shkëlqyer të mundshme.
Modelet e Kanadasë dhe të Gjermanisë, mendoj se duhet të na udhëheqin.

“Zëri i Amerikës”: Ju jeni për legalizimin e kanabisit mjekësor apo edhe atij rekreativ?

Koço Kokëdhima: Unë kam promovuar që prej 7-8 vitesh projektin për legalizimin e kanabisit mjekësor dhe dekriminalizimin e përdorimit personal të kanabisit rekreativ. Dekada që po mbyllet i dha zgjidhje debatit për kanabisin farmaceutik. Kanabisi medikal ka fituar qytetarinë në gjithë botën, është tashmë një ekonomi e mirëpranuar.
Revolucioni që ndodhi me kanabisin terapeutik në këtë dhjetëvjeçar do të ndodhë për kanabisin rekreativ në dekadën e ardhshme. Unë besoj se ne duhet të legalizojmë plotësisht kanabisin, përfshirë atë rekreativ për të rriturit. Në vitet ‘30 kanabisin rekreativ do ta kenë legalizuar të gjitha vendet demokratike të botës. Ne kemi nevoja dhe arsye më të shumta se të tjerët që ta bëjmë sot këtë legalizim dhe këtë ekonomi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund t’i shtyjë Rama zgjedhjet duke përdorur COVID-19? Ja si përgjigjet Basha, flet edhe për koalicionet parazgjedhore

Mund t’i shtyjë Rama zgjedhjet duke përdorur COVID-19? Ja si përgjigjet Basha, flet edhe për koalicionet parazgjedhore

Publikuar më 03.07.2020
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shfaqur i pre...

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shfaqur i prerë se zgjedhjet e vitit të ardhshëm nuk do të shtyhen. Kjo përgjigje e tij erdhi teksa u pyet nga Arjan Çani, në emisionin “Zonë e Lirë” nëse do t’i shtyjë Rama zgjedhjet duke përdorur si pretekst situatën e COVID-19. Po ashtu, i pyetur se sa […]

Lexo më shumë

Presidenca gjermane do të jetë kyçi për integrimin e Shqipërisë/ Eurodeputeti tregon afatet

Presidenca gjermane do të jetë kyçi për integrimin e Shqipërisë/ Eurodeputeti tregon afatet

Publikuar më 03.07.2020
“Dinamika e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian për ...

“Dinamika e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor do të mbahet gjatë Presidencës gjashtëmujore të Gjermanisë, tha raportuesi i Parlamentit Europian për Serbinë Vladimír Bilçík, raporton MIA. “Ballkani Perëndimor dhe zgjerimi do të jenë ndër temat kryesore në rendin e ditës gjatë vizitës së Kancelares gjermane Angela Merkel në Parlamentin Europian më […]

Lexo më shumë

Koço Kokëdhima: Bashkim ekonomik Shqipëri-Kosovë

Koço Kokëdhima: Bashkim ekonomik Shqipëri-Kosovë

Publikuar më 03.07.2020
Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, reagoi pas pë...

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, reagoi pas përsëritjes së premtimeve nga kryeministrat Rama dhe Hoti në konferencën për shtyp, duke deklaruar se duhet bërë bashkimi ekonomik Shqipëri-Kosovë. Kokëdhima tha se dhjetëra marrëveshjet e nënshkruara 6 vitet e fundit duhet të zbatohen, për të rritur nivelin e shkëmbimeve ekonomike, krijimin e një tregu të përbashkët, […]

Lexo më shumë

Nga HEC-i te lidhja Tiranë-Prishtinë me hekurudhë, Hoti flet për tre projektet kryesore

Nga HEC-i te lidhja Tiranë-Prishtinë me hekurudhë, Hoti flet për tre projektet kryesore

Publikuar më 03.07.2020
Gjatë konferencës për media me homologun Edi Rama, kryeminis...

Gjatë konferencës për media me homologun Edi Rama, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti kërkoi nisjen e punës për realizimin e 3 projekteve madhore dhe strategjike. Në fjalën e tij Hoti u ndal te ndërtimi i një HEC-i në Shqipëri për të furnizuar Kosovën dhe lidhjen hekurudhore mes dy kryeqyteteve. “Tashmë është bërë një praktikë e […]

Lexo më shumë

“Në dialog me Serbinë për njohje reciproke”, Hoti dhe Rama u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve

“Në dialog me Serbinë për njohje reciproke”, Hoti dhe Rama u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve

Publikuar më 03.07.2020
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe ai i Shqipërisë Edi...

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe ai i Shqipërisë Edi Rama kanë dalë në një konferencë të përbashkët për media. I pyetur nga gazetarët nëse do të shkojë në Uashington pa presidentin Hashim Thaçi, Hoti tha se është në koordinim me Grenellin për të caktuar datën e re të takimit. Ai theksoi se Kosova hyn […]

Lexo më shumë

Avdullah Hoti nis takimet në Tiranë/ Dalje për mediat me Ramën, do të pritet në zyrë edhe nga Basha

Avdullah Hoti nis takimet në Tiranë/ Dalje për mediat me Ramën, do të pritet në zyrë edhe nga Basha

Publikuar më 03.07.2020
Sikundër ishte paralajmëruar kryeministri i Kosovës Avdullah...

Sikundër ishte paralajmëruar kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka mbërritur sot në Tiranë, ku është pritur nga kreu i qeverisë Edi Rama. Avdullah Hoti e nisi vizitën e tij me një pritje në Pallatin e Brigadave, e organizuar nga kryeministri Rama me të cilin do të zhvillojë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp rreth […]

Lexo më shumë

A do të afrohet Jozefina Topalli në PD? Ja si përgjigjet Edi Paloka

A do të afrohet Jozefina Topalli në PD? Ja si përgjigjet Edi Paloka

Publikuar më 02.07.2020
Hapja e Partisë Demokratike për përzgjedhjen e kandidatëve t...

Hapja e Partisë Demokratike për përzgjedhjen e kandidatëve të mundshëm për deputetë të ardhshëm është tema e diskutimit në emisionin e sotëm “Open” në Top Channel. Nënkryetari i PD, Edi Paloka, foli për mundësitë e afrimit të Jozefina Topallit në parti, e cila ka qenë një prej personave që ka folur më ashpër ndaj Lulzim […]

Lexo më shumë

“Grupi parlamentar demokrat do të krijojë parti të re, lançohet në shtator”, Halit Valteri tregon me kë kanë folur

“Grupi parlamentar demokrat do të krijojë parti të re, lançohet në shtator”, Halit Valteri tregon me kë kanë folur

Publikuar më 02.07.2020
Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri ka bërë me dije se ...

Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri ka bërë me dije se grupi parlamentar demokrat do të krijojë parti të re në shtator. I ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ në “News24”, Valteri tha se 11 deputetët e grupit parlamentar demokrat janë ish- funksionarë të PD dhe kanë kontaktuar me votuesit dhe me ish- kryetarët e […]

Lexo më shumë