COVID-19/ Kokëdhima: Buxheti i shtetit duhet të riformulohet, të gjithë sektorët e jetës janë të goditur

Efektet e rënda të epidemisë të shkaktuar nga virusi, do të japin një efekt katastrofik në ekonomi, nëse nuk merren masat e duhura. Ky është konkluzioni që ka nxjerrë sot kreu i Partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, i ftuar në një intervistë për televizionin Syri.Tv.

Kokëdhima është shprehur se qeveria duhet të jetë transparente në planin që ka prezantuar dhe se duhet të rrisim ndjeshëm buxhetin në mjekësi. Gjatë fjalës, Kokëdhima theksoi se buxheti i shtetit duhet të ndryshojë, pra të riformulohet dhe qeveria duhet të mendojë të shpëtojë të gjitha që humbasin para pasi ne kemi mundësi të jemi inovativ, krijues dhe të bëhemi të kujdesshëm.

Gjithashtu, kreu i partisë ‘Zgjidhja’ u shpreh se edhe oraret që janë lënë për qytetarët që janë në punë, nuk janë të përshtatshëm e përsa i përket ‘Call Center’ mundet të punohet nga shtëpia, pra të sigurohet mundësia që të bëhet puna nga shtëpia pasi kështu mund të shmangen kontaktet me njerëzit dhe të mos përhapet COVID-19.

Gjatë intervistës Kokëdhima u shpreh se solidariteti dhe bashkëpunimi nga shoqëria janë të larta. Pra, në këtë situatë zbulohen edhe vlerat e shoqërisë tonë për solidaritet dhe detyra jonë është të mbrojmë veten dhe duke mbrojtur veten mbrojmëedhe të tjerët. Mjekët dhe këdo, e mbi të gjitha familjarët dhe të gjithë të dashurit tonëAi mendon se masat e marra deri tani, janë shumë të pjesshme e të vogla dhe jo në nivlein e duhur për t’iu përgjigjur situatës. Jo masat e distancimit social por planin dhe strategjinë që synon të përballojë këtë epidemi në të gjitha aspektet e saj.

“Tani është një situatë shumë e vështirë për të gjithë ne pasi COVID-19 ka shumë të panjohura dhe ka mbyllur brenda të gjithë popullit. Të gjithë sektorët e jetës janë të goditur. Po bëjmë një jetë që nuk e kemi bërë kurrë. Jemi nën stresin e rrezikimit. Por në këtë situatë zbulohen edhe vlerat e shoqërisë tonë për solidaritet dhe detyra jonë është të mbrojmë veten dhe duke mbrojtur veten mbrojmë edhe të tjerët. Mjekët dhe këdo, e mbi të gjitha familjarët dhe të gjithë të dashurit tonë.

Do ishte shumë fatale nëse qeveria do të vazhdojë të reagojë në mënyrë të pjesshme pa pasur një plan të plotë. Sepse kështu po thellohet kzria. Duhet të jem i qartë që impakti i kësaj ekonomie në ekonomi dhe shoqëri, masat e qeverisë do të thellojnë krizën. Shqipëria ka ekonomi jo të mirë edhe në kushte normale dhe jo më në këtë situatë të keqe që ndodhemi. Ne duhet patjetër të luftojmë sot me vetëdije për të shpëtuar Shqipërinë dhe ekonominë e vendit. Kemi një rënie të ndjeshme të aktivitetit ekonomik, të konsumit dhe kërkesës. 

Paketa e qeverisë sonë është shumë e mirëpritur por është thellësisht e pamjaftueshme. Sot kemi mijëra punonjës që nuk shkojnë në punë dhe shumë ndërrmarrje që nuk punojnë. Mund të them që paketa e qeverisë nuk merr parasysh asnjë impakt për ekonominë e shqipërisë.  Këtu nuk marrin mbështjetjen mijëra punonjës. Edhe toka bujqësore nuk punohet më dhe do të kenë pasoja shumë të mëdha. Pra, punonjësit që nuk punojnë duhet të marrin patjetër rroga, dhe këtë nuk e bën dot vetëm ndërmarrja, duhet një paketë speciale e domosdoshme duke bashkëpunuar sepse nëse jo, pas kvsaj situate që po kalojmë, vrasjet do të jenë njësoj sikur na vret koronavirusi dhe sikur na vrasin sëmundje të tjera, nëse nuk merren masa.

Unë kërkoj ndërgjegjësimin e të gjithëve, buxheti duhet të riformulohet menjëherë. Si të shpëtojmë ekonominë e Shqipërisë? Pra duhet bërë një selektim i kujdesshëm. Pra, është koha të bëhet riformulim të buxhetit për të shpëtuar ekonominë e vendit. Janë të mirëpritura të gjitha donacionet që mund të ndihmojnë qoftë edhe vetëm një familuje, por kjo situartë nuk zgjidhet kështu, duhet një strategji komplekse. Qeveria duhet të mendojë tv shpëtojë të gjitha që humbasin para dhe që humbasin pozitën në treg. Ne kemi mundësi të jemi inovativ, krijues dhe të bëhemi të kujdesshëm. Nëse jo, do të ndodhi një katastrofë që unë kam 3 vite që e paralajmëroj. Nuk është koronavirusi ai që po e shemb ekonominë e Shqipërisë, ngjarje të tilla ka pasur, ka dhe do të ketë. Por shtetet bëjnë përgatitje për situata të tilla, dhe kur vjen një moment i tillë, këto përgatitje duhet të vihen në zbatim. Nëse nuk kuptohet kjo gjë, kjo katastrofë do ndodhë dhe situata do të jetë shumë e keqe. Ftoj të gjithë të bashkëveprojnë dhe të riformulohet buxheti i shtetit.”

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet