Koço Kokëdhima: Padia e Ramës ndaj Haradinajt, një gjest vulgar

Kreu i Partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, ka komentuar padinë e bërë nga kryeministri Rama për Ramush Haradinajn, duke e konsideruar atë një “gjest vulgar”.

Duke folur për emisionin “Provokacja” të Mustafa Nanos, Kokëdhima tha se kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës kurrsesi nuk mund të bëjnë gjëra të tilla.

“Padia një gjest vulgar nga ana e kryeministrit tonë. Kurrsesi nuk mund të bëjnë gjëra të tilla. Gjeste të tilla që kryeministrat të hedhin në gjyq njëri-tjetrin janë të papërgjegjshme. Këta njerëz nuk janë të zakonshëm në rolin që kryejnë. Kryeministri ka mision për interesat e mëdha të popullit të Shqipërisë dhe Kosovës. Të bëjnë akte të tilla, është diçka në botëkuptimin tim, e pakonceptueshme”, tha Kokëdhima në intervistë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet