×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Koço Kokëdhima: Kjo qeveri e korruptuar po shkërmoqet, të nxitojmë për reformën zgjedhore!

Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, ka reaguar sot lidhur me kolapsin institucional të raporteve Qeveri-Presidencë.

Sipas Kokëdhimës kjo përplasje dëshmon krizën e sistemit tonë politik, pasi të dyja palët e kanë kthyer Kushtetutën në një letër higjienike.

“Kjo qeveri e korruptuar po shkërmoqet. Janë shenjat, se do të qeverisë me zëvendësministra si Fatos Nano në ditët e fundit të pushtetit”, shprehet Kokëdhima duke shtuar se kjo krizë zgjidhet vetëm me zgjedhje të lira dhe të barabarta.

Reagimi i kryetarit të partisë ZGJIDHJA pas takimit Rama-Meta në presidencë

Kjo qeveri e korruptuar po shkërmoqet, të nxitojmë për reformën zgjedhore! Koço Kokëdhima Si u luajt loja? Për kë u sakrifikua fili që doli në fushë i pambrojtur? Ata biseduan për kandidatët për postin e kryetarit të KLSH-së, për vendet bosh në KQZ, për lënien e ndonjë bashkie kur të vijnë zgjedhjet, për ndonjë tender a koncesion të radhës si zakonisht. Por ata nuk diskutuan për asgjë nga shqetësimet e mëdha e kryesore të shqiptarëve. Po ndodh ajo që ka parashikuar Partia “Zgjidhja”: Shteti dhe Kushtetuta ia kanë lënë vendin pazareve të tre vetëve, që pasi kanë grabitur sovranitetin e popullit, luajnë shah fshehurazi publikut. Populli është nxjerrë jashtë loje. E lexoni PD-në? Ajo do ta shfrytëzonte këtë moment për të luftuar kabinetin e korruptuar qeveritar dhe për të imponuar reformën zgjedhore të shumëpritur, por u mjaftua vetëm të konstatonte se “politika nuk është lojë shahu”. Sigurisht, kur je pjesë e pazareve, nuk ke se si të veprosh. Do të mbetesh hijeve si matrapaz.

Të dy palët e kanë kthyer Kushtetutën në një letër higjienike. Edhe kolapsi institucional i raporteve Qeveri-Presidencë dëshmon krizën e sistemit tonë politik. Gjykata Kushtetuese është bllokuar dhe eliminuar qëllimisht. Vendi është pa gjykata, pikërisht për t’i lënë fushë të lirë tenderëve korruptivë, pazareve politikë në kurriz të Kushtetutës, që të mos jepet llogari për marrëveshjet antikombëtare, që të mos ketë ndëshkim dhe përgjegjësi dhe asnjë kontroll mbi këta tre-katër njerëz që marrin vendime në emër të shqiptarëve të sotëm dhe atyre që do lindin e jetojnë këtu edhe në brezat e ardhshëm. Shumë qytetarë shqiptarë nuk janë indiferentë dhe shqetësohen e brengosen për rënimin e demokracisë në Shqipëri. Atyre nuk iu mungon aftësia për të kuptuar situatën, por po e ndjekin me vëmendje. Mendojnë çdo ditë se si t’i japin fund këtij sistemi tiranik të sundimit të tre-katër bajlozëve të korrupsionit. Po presidenti? Ai që duhet të ishte garant i kushtetutës dhe që duhet të dilte mbi palët politike?

Ai që me të drejtë hynte në grevë urie bashkë me deputetët e tij të LSI-së, pas marrëveshjes Rama-Berisha të 21 prillit 2008, që përsëri me të drejtë turrej mbi spikeren e kuvendit, Topalli, për të mbrojtur partinë e tij nga pakti i dy të mëdhenjve që eliminon çdo lojtar tjetër politik? Ai tani hesht dhe është pjesë e lojës, edhe pse Kushtetuta që duhet të mbrojë e thotë se zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të barabarta. Ai nxiton të dekretojë ditën e zgjedhjeve vendore, edhe pse përpara caktimit të 30 qershorit, ai duhet të kishte kërkuar afatin e fundit për reformën zgjedhore që depolitizon KQZ-në, ua heq numërimin nga duart PS-PD-së dhe garanton zgjedhje demokratike si në të gjitha vendet e tjera. Kjo qeveri e korruptuar po shkërmoqet. Janë shenjat se do të qeverisë me zëvendësministra si Fatos Nano në ditët e fundit të pushtetit. Në këtë moment shtrohet pyetja: Çfarë do të bëjmë? Do të rrimë të vështrojmë kur këta të bëjnë rotacion pazaresh apo do të kërkojmë zgjedhje të lira e të barabarta, të pakontrolluara nga PS-PD dhe jo të paracaktuara prej tyre?

Shërimi i vendit dhe dalja nga kriza permanente, kërkon që populli të marrë në dorë fatet e tij duke realizuar të drejtën kushtetuese për zgjedhje të lira dhe të barabarta. ZGJIDHJA dhe tryeza e forcave që luftojnë për zgjedhje të lira, ua ka bërë tashmë të qartë OSBE/ODIHR-it dhe ambasadorëve të BE-së dhe SHBA-ve, se është urgjente reforma zgjedhore. Vonesa do të çojë në përsëritjen e gabimeve të së kaluarës dhe në tensione e konflikte sociale që mund të destabilizojnë vendin. Sot është dita për reformë të thellë zgjedhore, për të shpëtuar vendin. Ose do të çlirohen zgjedhjet, ose do shkojmë në luftë. Trungu i kalbur i sistemit politik që bazohet në marrëveshjen PS-PD në vend të lirisë së votës dhe sovranitetit të popullit, po bie. Të mos gjendemi të papërgatitur. Çdo qytetar i mirë të bëjë pjesën e tij të përgjegjësisë. Vulgu i militantëve të mashtruar, të manipuluar apo servilë meriton tiraninë, meriton të jetojë i skllavëruar!

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

Ceremonia e Ramës për Florian Markun, mesazhi për administratën: Të gjithë do të jeni prezent te trotuari

Ceremonia e Ramës për Florian Markun, mesazhi për administratën: Të gjithë do të jeni prezent te trotuari

Publikuar më 27.08.2022
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot në Bulevardin “Dësh...

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të zhvillohet një ceremoni nderimi për kampionin e boksit Florian Marku. Ky i fundit, dy ditë më parë u ndesh në “Air Albania” dhe fitoi, duke mbetur i pamposhtur në kategorinë e tij prej 13 ndeshjesh. “Nesër, 27 gusht ora 11:00, nderojmë […]

Lexo më shumë

Lajçak e Escobar negociuan me të deri pas mesnate, Vuçiç: Arritëm një kompromis të vogël

Lajçak e Escobar negociuan me të deri pas mesnate, Vuçiç: Arritëm një kompromis të vogël

Publikuar më 26.08.2022
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se pjesën ...

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se pjesën e dytë të takimeve me emisarët  Gabriel Esobar dhe Miroslav Lajcak, me praninë e Ambasadorit Hill e Kreut të Delegacionit të BE’së në Serbi Emanuele Giaufret, që u zhvilluan të enjten e ka përfunduar, të premten, 15 minuta pas mesnate. Si zakonisht, ai s’ka mundur t’i shmang […]

Lexo më shumë

Albin Kurti: S’pranoj shtyrje tjetër për targat, Policia dhe KFOR-i i japin fund nëse rëndohet situata

Albin Kurti: S’pranoj shtyrje tjetër për targat, Policia dhe KFOR-i i japin fund nëse rëndohet situata

Publikuar më 25.08.2022
Pasi serbët kishin vendosur barrikada dhe kishin bllokuar rr...

Pasi serbët kishin vendosur barrikada dhe kishin bllokuar rrugët në veri të Republikës së Kosovës në shenjë kundërshtimi të vendimit të Qeverisë së Kosovës për masa të reciprocitetit për targa dhe dokumente të hyrje-daljeve, ambasadori amerikan Jeff Hovenier kishte zbritur me urgjencë nga rezidenca e tij për në qeverinë e Kosovës bashkë me kërkesën për […]

Lexo më shumë

Rama sulmon kritikat për ‘pengmarrjen’ e Luiza Gegës: Mexhelisi mediatik është kthyer në çmendinë

Rama sulmon kritikat për ‘pengmarrjen’ e Luiza Gegës: Mexhelisi mediatik është kthyer në çmendinë

Publikuar më 25.08.2022
Kryeministri Edi Rama ka bërë një koment të gjatë, duke iu p...

Kryeministri Edi Rama ka bërë një koment të gjatë, duke iu përgjigjur të gjithë kritikëve për kampionen shqiptare të Europës, Luiza Gega. Në një postim në Facebook, Rama shprehet se  “mexhelisi politik e mediatik shqiptar është kthyer në një “çmendinë”, që përditë çmend dynjanë!”. Kryeministri ka renditur sipas tij faktet që sot sportistet po mbështeten. “Sot unë dua […]

Lexo më shumë

Ceremonia e pritjes në nder të Luiza Gegës, Rama i puth duart, Evis Kushi në vendin e parë

Ceremonia e pritjes në nder të Luiza Gegës, Rama i puth duart, Evis Kushi në vendin e parë

Publikuar më 23.08.2022
Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë në...

Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë në kryeqytet po mbahet ceremonia për nder të Luiza Gegës, e cila u shpall kampione e Europës në atletikë në garën 3000 m me pengesa në Gjermani. Por si gjithnjë janë politikanët ata që shfrytëzojnë rastin për të rrëmbyer protagonizmin në spektakël. Kryeministri Rama i puthi duart kampiones, […]

Lexo më shumë

Në Samitin e NATO-s hahet sallatë ruse

Në Samitin e NATO-s hahet sallatë ruse

Publikuar më 30.06.2022
Teksa liderët e NATO-s janë mbledhur në Madrid për një samit...

Teksa liderët e NATO-s janë mbledhur në Madrid për një samit nën hijen e pushtimit rus të Ukrainës, në qendër të vëmendjes ka rënë një ushqim interesant që gjendet në bare dhe restorante në të gjithë Spanjën: sallata ruse. Zyrtarët dhe gazetarët ndërkombëtarë mbetën të habitur kur panë sallatën – një kombinim i patateve, majonezës dhe […]

Lexo më shumë

‘Turizmi i luftës’, Elisa Spiropali ndërroi tre kostume gjatë disa orëve në Kiev (FOTOT)

‘Turizmi i luftës’, Elisa Spiropali ndërroi tre kostume gjatë disa orëve në Kiev (FOTOT)

Publikuar më 16.06.2022
Elisa Spiropali shënoi dje një rekord historik, ndërsa shoqë...

Elisa Spiropali shënoi dje një rekord historik, ndërsa shoqëronte kryeministrin Rama, gjatë vizitës disaorëshe në Kiev, kur ndërroi disa kostume. Në fillim ministrja u shfaq me një kostum të gri në të cilin kishte vendosur edhe një fjongo me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, në shenjë sensibilizimi. Më pas ajo u shfaq me një blu […]

Lexo më shumë

Analiza e ‘The Economist’: Pse Erdogani po bllokon rrugën e Finlandës dhe Suedisë për në NATO

Analiza e ‘The Economist’: Pse Erdogani po bllokon rrugën e Finlandës dhe Suedisë për në NATO

Publikuar më 31.05.2022
The Economist Lufta në Ukrainë sfidoi mençurinë konvencional...

The Economist Lufta në Ukrainë sfidoi mençurinë konvencionale për rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, konkurrencën e fuqive të mëdha dhe sigurinë euroatlantike. Zhvillimet më të fundit gjithashtu gjallëruan NATO-n, ndoshta aleanca më e madhe ushtarake në histori. Turqia ka qenë një aleat i domosdoshëm i NATO-s për 70 vite. Vendi ynë u bashkua me […]

Lexo më shumë