Kocijançiç: Bisedimet Kosovë-Serbi do të vazhdojnë më 19 Mars

Maja Kocijançiç, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE, Federica Mogherini tha se raundi i radhës së bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë do të mbahet nga 19 deri më 21 mars.

Duke folur për Agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”, Kocijançiç tha se marrëveshja për formimin e komunave me shumicë serbe duhet të zbatohet pa u vonuar më shumë.

“Që nga fillimi ne ishim të qartë me të dyja palët, se marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet pa u vonuar. Kjo vlen edhe për të gjitha marrëveshjet tjera të arritura në kuadër të dialogut që u mbajt në Bruksel”, tha Kocijançiç.

Deklarata e shefes së diplomacisë evropiane vjen pas deklaratës Ministrit të jashtëm të  Serbisë, Ivica Daçiç, se Serbia duhet ta rishqyrtoj pjesëmarrjen në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që zhvillohen në Bruksel.

Të tjera

Leksioni i Studentëve

Nga Zef Bushati Përtej kryefjalës së këtyre ditëve “student” dhe përpjekjeve të kuptueshme për pronësimin politik të protestës, e cila…

Abissnet